Berisha: Sekuestrimi i “Agon Channel” rrezik për vdekjen e lirisë së mediave. Zgjedhjet? Jap kontribut anësor

Publikuar tek: politike, më 11:56 09-06-2015 Berisha: Sekuestrimi i “Agon Channel” rrezik për vdekjen e lirisë së mediave. Zgjedhjet? Jap kontribut anësor

Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat pas urdhërit të Prokurorisë për sekuestrimin e televizionit “Agon Channel”. Sipas Berishës sulmi ndaj televizionit ka ardhur në një moment kur sipas tij po “çirreshte maska e lidhjeve të krimit  dhe aferave  të qeverisë “Rama”. Berisha është shprehur se dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt, pasi mediat sipas këtij stili mund të jenë “ose me Edi Ramën ose të zhduken”.

“Ky televizion e ka akuzuar direkt Edi Ramën se është i mbërthyer nga mafia, ka transmetuar kronikën e sarajeve së Surrelit dhe Qiparos, me emisioin “Ça thu” ky televizion  u bë tmerri i qeverisë .Vetëm kohët e fundit emisioni “Ça thu” u tregoi shqiptarëve se si funksiononte klonimi i kartave të identiteti, rregjistrimin në kantiere, pallate që nuk e ekzistojnë të zgjedhësve të Vangush Dakos. Ky televizion u përball me Edi Ramën fuqimisht në të gjithë veprimtarinë mafioze të kreut të qeverisë” , u shpreh Berisha.

Sipas tij kjo skemë vërteton se Prokuroria është në dorë të qeverisë.

“Çorapja , drejtori aktual i drejtorisë së larjeve të parave, i mbeti ky emër sepse ai paratë që vidhte nuk i fuste në qese po qorape dhe ky ishte diktuar . Ky njeri , nga kryefinacier i PS, u shndërrua në drejtor të agjencisë së luftës së larjeve të parave. Ai është i aftë për moralin që ka të akuzojë çdo shqiptar politikisht për larje parash. Unë e  kam akuzuar atë, i kam kërkuar prokurorisë të hetojë”, u shpreh ai.

Berisha është përgjigjur edhe njëherë për interesin e që shfaqet nga mosprania e tij në fushtë.

“Nuk marrë pjesë në fushatë. Fushtën e drejton kryetari i Partisë Demokratike. Unë jap kontribute anësore",tha Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidati i pavarur Tafaj: Do krijoj një drejtori për zhvillimin e ekonomisë, sfidë konflikti për pronën
Meta në Lezhë: Investimi prej 13 milionë eurosh i jep fund problemit të ujit të pijshëm »
Article Logic
Execution time: 0.016151905059814
array(1) { ["section"]=> string(110) "berisha-sekuestrimi-i-agon-channel-rrezik-per-vdekjen-e-lirise-se-mediave-zgjedhjet-jap-kontribut-anesor-13091" }