Berisha sërish bllof me avionin e drogës të rrëzuar sot, por bën edhe një gafë tjetër (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:28 26-11-2017 Berisha sërish bllof me avionin e drogës të rrëzuar sot, por bën edhe një gafë tjetër (Foto)

Ish kryeministri Sali Berisha ka rënë sërish pre e shakave nga “qytetarët dixhitalë”. Një person me emrin Eno i ka dërguar sot Berishës foton e një avioni të rrëzuar, me pretendimin se ishte ngarkuar me drogë dhe ka rënë në Lezhë.

Nga e dimë emrin e personit që i ka bërë këtë lojë Berishës? Është vetë ish kryeministri që ia përmend emrin megjithëse ai i kërkon të mbetet anonim.

“Ka rënë mushkonja një Lezhë, tani sa kalova. Anonim të lutem”, i shkruan qytetari ndërsa Berisha i kthen “Shumë faleminderit Eno”.

Gjithsesi, të kthehemi te avioni. Foto s’ka nevojë për verifikime të shumta për të kuptuar që nuk është në Shqipëri por në Britani. Dallohet nga uniformat e personave në të. Ja dhe artikulli origjinal.

erbvtervgt5rvg45.jpg

Por duhet thënë se kjo s'është hera e parë që Berisha del bllof, megjithëse shumë prej denoncimeve të tij kanë rezultuar të vërteta.

efr34gft4g4eg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23193097114563
array(1) { ["section"]=> string(96) "berisha-serish-bllof-me-avionin-e-droges-te-rrezuar-sot-por-ben-edhe-nje-gafe-tjeter-foto-100818" }