Berisha shpërthen ndaj ‘Opinion-it’ të Blendi Fevziut: Kriminal dhe i neveritshëm

Publikuar tek: politike, më 23:14 07-01-2016 Berisha shpërthen ndaj ‘Opinion-it’ të Blendi Fevziut: Kriminal dhe i neveritshëm

Që raportet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Blendi Fevziu janë prishur kjo tashmë dihet nga të gjithë, por deklarata e bërë sot nga deputeti demokrat shkon përtej një hatërmbetjeje.

“Krim në Opinion, zhvillim dramatik”, kështu e nis Berisha komentin në faqen e facebook, ndërsa e konsideron emisionin e transmetuar sot si “njërin prej më të neveritshmëve në historinë e mediave”. Në panel diskutohej për vrasjet e ndodhur në këtë fillim viti.

Postimi i Sali Berishës:

Krimi ne "Opinion", zhvillim dramatik!

Te dashur miq, sonte emisioni "Opinion" u shnderrua ne njerin prej me te neveritshmeve ne historine e mediave. Nga gjashte pjesemarres, vetem njeri u perpoq te thoshte gjysem te verteta per situaten dramatike te rendit ndersa te tjeret nuk kuptoheshin ne ishin oficere policie apo agjent civil te policise por qe bene gjithcka te lehtesonin dhe avokatonin policine. Ky eshte nje zhvillim teper i rende, eshte dominim absolutisht i krimit dhe policise se lidhur kembe e koke me krimin mbi mediat. Ne emision, pa asnje baze, u shpallen te mirefilla mashtrimet e Saje Qorrit!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani: Reforma në drejtësi po zhvillohet pa mendimin e Presidentit
Meta mesazh opozitës për reformën në drejtësi: Rikthehuni në tryezë. Konsensusi bëhet duke u ulur bashkë dhe jo duke u çuar nga tavolina »
Article Logic
Execution time: 0.026831865310669
array(1) { ["section"]=> string(84) "berisha-shperthen-ndaj-opinion-it-te-blendi-fevziut-kriminal-dhe-i-neveritshem-29418" }