Berisha: Shqipëria rrezikon vendosjen e vizave me Gjermaninë. Të merren urgjentisht masat

Publikuar tek: politike, më 13:20 09-07-2015 Berisha: Shqipëria rrezikon vendosjen e vizave me Gjermaninë. Të merren urgjentisht masat Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha ka thënë sot nga Parlamenti se Shqipëria rrezikon vendosjen e vizave dhe se duhen në mënyrë imediate të hartohen një plan masash për të ndalur eksodin masiv që sipas ish-kryeministrit është shkaktuar nga qeverisja e keqe. Berisha tha se Merkel ishte e qartë kur i pohoi Ramës se nuk mund të ketë integrim në BE për Shqipërinë kur shqiptarët kërkojnë azil politik.

“Problemi i azilantëve është bërë për BE problemi i dytë më madhor pas krizës greke. Mor, tha Merkel, një vend që kërkon azil politik nuk bëhet fjalë për integrim. Shqiptarët mund të kenë njëmijë e një probleme po nuk ka shqiptarë budallenj. Ata e dinë cdo të thotë azil politik. Dhe njëherë të analizojmë me gjakftohtësi të madhe.

Disa nga qeveria thonë se nuk ka rrezik për vizat. Absolutisht po. Ka rrezik vendosja e vizave se kandidatin e kanë nisur e përfunduar dhe secili vend ka të drejtë ta bëjë ndaj një vendi respektiv. Gjermania nuk e ka të lehtë ta bëjë për sirianët që janë në luftë, po për shqiptarët çfarë lufte ka, në çfarë lufte janë?

Duhet urgjentisht një set masash por nëse i rrafshon shtëpi e kantandi tjetrit  ose të shkoj të mbytet në det ose sic kanë konstatuar gjermanët në studimet e tyre janë njerëz që ikin të dëshpëruar. Studimi i fundit thotë që 60 përqind e shqiptarëve ikin, s’kanë shpresa.

Bëj thirrje të shqyrtohet ose të ngrihet një komision për një seri masash për të ndalur këtë eksod, fatkeqësi kombëtare që kur nuk lidhen me fatkeqësitë natyrore janë të lidhura me keqqeverisjen”, tha Berisha ndërsa u ndal edhe te problemi i kanabisit. Për Berishën shifrat e policisë janë fiktive dhe nuk është fare e vërtetë që qeveria ka korrur 1 mijë rrënjë kanabis.

“Shifrat janë të gjitha të falsifikuara. I kam të dokumentuara. Shqipëria është zhytur në kanabis më shumë se kurrë. Elementë të inkrinuar të maxhorancës kanë nxitur prodhimin e kanabisit duke dhënë garancira se nuk do ja prishë njeri.

Siç e keni nisur do ta bëni Shqipërinë si Jemeni”, tha Berisha nga foltorja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli: Rama e ka bërë Kryeministrinë si park lojrash, Merkeli ia plasi gazit me pyetjen e porositur
Mima në Kuvend: Tonelata me materiale radioaktive janë kapur në doganë, mund të kenë rënë në dorë të ISIS »
Article Logic
Execution time: 0.027014017105103
array(1) { ["section"]=> string(93) "berisha-shqiperia-rrezikon-vendosjen-e-vizave-me-gjermanine-te-merren-urgjentisht-masat-15717" }