Berisha: Shqiptarët të mos mbajnë shtetin e “SMaqedonisë” që shumica nuk e do

Publikuar tek: politike, më 13:14 13-05-2015 Berisha: Shqiptarët të mos mbajnë shtetin e “SMaqedonisë” që shumica nuk e do

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish situatën e rëndë të krijuar në Maqedoni. Sipas tij, pamjet horror, shtëpitë e rrafshuara që vijnë nga Kumanova, të vrarët dhe të plagosurit e shumtë dëshmojnë për shkallën e terrorit të egër shtetëror që qeveria e Maqedonisë përdori në lagjen shqiptare në Kumanovë.

Berisha është kujdesur që postimin e tij në Facebook ta editojë duke shtuar një “S” para fjalës Maqedoni, që ndoshta nënkupton Sllavo-Maqedonia, çka në këtë rast kuptimi i saktë i fjalisë së tij do të ishte: “Sllavo Maqedonia po rrokulliset, shqiptarët nuk mund të mbajnë një shtet që shumica nuk e do si të tillë”.

“Mjafton të kujtoj këtu se grupi i armatosur një herë u paraqit si grup trafikantësh, më vonë si terrorist islamik me uniforma të zeza të ISIS, e kur doli se edhe për uniformat gënjyen atëherë e shpallën UÇK, por kësaj here iu ngeli në dorë kjo UÇK sepse në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni asnjë faktor shqiptar nuk e njeh dhe nuk e mbështet”, shkruan Berisha.

Më tej Berisha shkruan se:

“Të gjitha këto zhvillime dëshmojnë se Shkupi zyrtar mesa duket ka mbrritur në përfundimin se në Maqedoni, Republikën e Aleksandrit dhe luanëve të tij, nuk mund të jetohet me shqiptarët që janë aty shumë e shumë kohë para se Olimbia të lindte Aleksandrin apo para se luanët të mberrinin këto vite në republikën e tyre”, shkruan ish-kryeministri Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erdogan: Në Ballkan ka njerëz që cënojnë paqen, acarimet në Maqedoni të zgjidhen me dialog
Erdogan: Në Shqipëri ndjehem si në shtëpi, Rama mik i shtrenjtë »
Article Logic
Execution time: 0.018439054489136
array(1) { ["section"]=> string(80) "berisha-shqiptaret-te-mos-mbajne-shtetin-e-smaqedonise-qe-shumica-nuk-e-do-11058" }