Berisha: Sipas Metës, çështja "Doshi” është skenar i huaj

Publikuar tek: politike, më 16:52 19-03-2015 Berisha: Sipas Metës, çështja

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thënë se kësaj here Ilir Meta është përpjekur t’ua hedhë fajin të huajve, kur ditën e djeshme Manjani shkruante se kryetari i Komitetit për Çështje të Integrimit Europian të Bundestagut Gjerman, Gunther Krichbaum, është proserb dhe një nga zërat kryesorë kundër statusit të Shqipërisë.

“Dhe kjo vetëm e vetëm se ai duke theksuar prezumimin e pafajësisë kërkoi që Meta të lërë vakant vendin e kryetarit të Parlamentit gjatë hetimit të tij për akuzat e tij të rënda për vrasje”, shkruan Berisha në Facebook.

“Kështu, sipas Ilir Metës, është skenar i huaj, pra fajin e kanë të huajt për:

- Fshehjen e akuzave të Doshit nga vetë Meta për 6 muaj me radhë,

- Dështimin e Metës për të bindur familjarët e deputetit Fufi për akuzën se nuk ishte ai por ishte Berisha që kishte dashur të eleminonte vëllain e tyre!

- Dështimin e tij në mbylljen e çështjes me përpunimin dhe manipulimin e dëshmitarëve

- Deshtimin e atentateve për eleminimin e dëshmitarëve kyç, Tonit dhe Bamit

- Dështimin e tij për të mbyllur çështjen duke zgjedhur për kryehetues Kryetarin e PS për Tiranën, Sajmir Tahiri

- Ishin të huajt ata që bënë të dështoje mbyllja e skenarit nga pengmarrësi i tij Spartak Braho, që ruan në torbën e zezë kokainën e Gëzim Çelës

- Ishin të huajt që diskretituan dhe demaskuan Metën me dërgimin e Brahos së tij në Hanover tek Toni, sekseri i tij, për ta mësuar se çfarë duhet të thotë

- Janë të huajt që organizuan udhëtimin e tij të fshehtë në Milano

- Janë të huajt dhe jo Meta ata që thanë se ai nuk e kishte dërguar çështjen në Prokurori pasi Tom Doshi e kishte akuzuar atë për vrasjen e dy deputetëve vetem në mars kur u përjashtua nga grupi i PS ndërkohë që është e faktuar se akuzat Doshi ja ka thënë që në muajin shtator 2014

- Janë të huajt dhe jo Meta që dërguan në oborrin e Prokurorisë Kallakun duke besuar se do të bindin shqiptarëet së hetimi për akuzat ndaj Metës për vrasjen e dy deputetëve, që janë dhe akuzat më të rënda në 23 vitet e fundit, janë thjesht një skeç qesharak si ato të Portokallisë

- Janë të huajt ata që mbajnë peng dëshmitarin Frroku prej 6 muajve me trafikantin që kishte gjetur Policia në makinën e tij”, shkruan ish kryeministri Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shërbimi i Jashtëm/ Përplasja Dade-Bushati zhvendoset në Kuvend: Është ligj politik
Nasip Naço te Hipoteka e Durrësit, paralajmëron testim për gjithë punonjësit »
Article Logic
Execution time: 0.027526140213013
array(1) { ["section"]=> string(58) "berisha-sipas-metes-ceshtja-doshi-eshte-skenar-i-huaj-6373" }