Berisha: Skenari i i montuar nga Meta. Balla: Saliu avokat i Bamit. Vasili: Besojmë drejtësinë

Publikuar tek: politike, më 11:54 26-03-2015 Berisha: Skenari i i montuar nga Meta. Balla: Saliu avokat i Bamit. Vasili: Besojmë drejtësinë ish kryeministri Berisha dhe deputeti i PS Balla

Ish kryeministri Berisha, deputetët Balla e Vasili kanë folur para mediave në pesë minutshin e pushimittë seancës Parlamentare ku sërish në fokus të deklaratëëave ka qenë çështja “Doshi”.

“Se Mark Frroku gënjeu për interesa të veta personale se nuk njoh Durim Bamin, se Meta ka thirrur familjarët e Mhill Fufit për të thenë se Berisha e ka organizuar vrasjen e Fufit, kjo flet qartë është një skenar i ilir metës për të eleminuar dy deputetët. Kemi të bëjmë me një manipulim monstruoz të provave nga qeveria Ju e patë se ç’ndodhi mbrëmë U bë gjithcka për të bllokuar provën. Provat nuk mund të bllokohen “, u shpreh Berisha.

Pas Berishës edhe deputeti i PS Taulant  Balla bëri deklaratën e tij jashtë Parlamentit duke vënë theksin te vazhdimi i seancës dhe duke e cilësuar Berishën si “avokatin e Bamit”.

“Seanca duhet të vazhdojë në respekt të plotë të rregullores. Qytetarët janë ata që vlerësojnë. Saliu që ka mbetur pa punë, paska zënë punë të re. Avokat i Durimit. Punë të mbarë Sali se punë tjetër ske. Kaq”, u shpreh Balla.

Deputeti i LSI Petrit vasili Vasili nga ana tjetër pohoi se i beson drejtësisë dhe se secili zgjedh për të qënë me krimin ose me qytetarët.

“Patë dje një grup me 5 avokatë. Mungonin edhe dy zëdhënës, se grupi i strukturuar kërkon edhe një ish-kryeministër dhe ish-kryetare. Ky mision është një e drejtë e plotë e tyre. Secili zgjedh në jetë: O të jetë me qytetarët o të jetë me krimin. Maxhoranca është e kthjellët dhe e qartë. Do mbështesë drejtësinë dhe prokurorinë. Besimi ynë tek drejtësia është I palëkundur”, citoi Vasili.

Pas kësaj deputetët u kthyen në Parlament për të vazhduar normalisht seancën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha :Xhelati i Metës në qeli për Bamin “Do të vrasim djalin po fole”
Frroku braktis seancën: Prokuroria presion ndaj meje »
Article Logic
Execution time: 0.024450063705444
array(1) { ["section"]=> string(94) "berisha-skenari-i-i-montuar-nga-meta-balla-saliu-avokat-i-bamit-vasili-besojme-drejtesine-6984" }