Berisha sqaron foton me Metën: Erdhi te unë, s’mund t’i ktheja shpinën

Publikuar tek: politike, më 06:29 14-10-2015 Berisha sqaron foton me Metën: Erdhi te unë, s’mund t’i ktheja shpinën

Rreth dy javë pasi u fotografua me Kryetarin e Kuvendit duke trokitur gotat në një takim të organizuar nga Ambasada Kineze në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar se ajo ishte një foto rastësore dhe se nuk mund t’i kthente shpinën Ilir Metës në një takim zyrtar.

 Aty vjen edhe zoti Meta, kjo nuk përbën motiv për mua që të kthej shpinën dhe të largohem”,- deklaroi Berisha një interviste televizive mbrëmjen e së martës për emisionin “Studion e Hapur” në “News24”.

Më herët, takimi i Ilir Metës me Sali Berishën u bë pas një axhende të ngjeshur takimesh që ai zhvilloi më 29 shtator. Atë ditë Meta u takua me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin.

Foto e Berishës me Metën u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale për faktin se mes tyre kohët e fundit ka pasur debate dhe replika të forta në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me aferën “CEZ”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD-Metës: Vendos “CEZ”-in në kalendar, harresë e paqëllimshme nga ana juaj
Transformimi i sheshit “Italia”, Veliaj fton qytetarët të parkojnë makinat »
Article Logic
Execution time: 0.021944999694824
array(1) { ["section"]=> string(74) "berisha-sqaron-foton-me-meten-erdhi-te-une-s-mund-t-i-ktheja-shpinen-23072" }