Berisha sqaron opinionin publik: Çfarë i thashë Ramës kur më erdhi në foltore

Publikuar tek: politike, më 11:46 09-10-2015 Berisha sqaron opinionin publik: Çfarë i thashë Ramës kur më erdhi në foltore

Padyshim, ky moment ishte edhe një nga momentet kulminante të seancës së djeshme plenare në Kuvend, pra kur kryeministri Rama shkoi në foltoren ku po fliste ish kryeministri Berisha. Berisha sqaron opinionin publik dhe tregon se çfarë i tha Ramës kur iu afrua.

“Dua të sqaroj me këtë rast opinionin, se unë, në përputhje me rregulloren e Parlamentit e cila parashikon të drejtën e përgjigjes për deputetin kur atij i përmendet emri, kërkova fjalën t'ju përgjigjur trillimeve që bëri ndaj meje zëdhënësi i Ramës për energjinë, Gjiknuri. Ndërkohë që unë, në përputhje me regulloren u ngrita të marr fjalën, Rama në shkelje të rëndë të rregullores u ngrit për të marrë fjalën jo për përgjigje por për diskutim, pra të më pengonte në të drejtën e përgjigjes”, argumenton Berisha.

“Kështu që unë isha dje në kohën time ligjore dhe kur arrita në foltore i thashë "shko e ulu mos rri këtu si badiguardi im", por ai qëndroi në këmbë pasi kishte humbur kontrollin dhe nuk kuptonte se po bënte një bruto figurë!! Sb”, përmbyll ish-kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Just play, have fun, enjoy the game”, mesazhi Ramës para ndeshjes: Megjithë forcën e zemrës uroj të fitojnë kuqezinjtë
PS bëhet bashkë me PD në Përmet. LSI: Deputetët e Vlorës rrëzuan kandidaturën konsensuale »
Article Logic
Execution time: 0.047340869903564
array(1) { ["section"]=> string(82) "berisha-sqaron-opinionin-publik-cfare-i-thashe-rames-kur-me-erdhi-ne-foltore-22714" }