Berisha: Stërgjyshërit e Ramës ishin lopçarë dhe derrarë të zengjinëve në fshatin e Marko Bellos

Publikuar tek: politike, më 19:37 09-02-2016 Berisha: Stërgjyshërit e Ramës ishin lopçarë dhe derrarë të zengjinëve në fshatin e Marko Bellos

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të tallet dhe ofendojë  duke përdorur etiketime nga më të ndryshmet në Facebook-un e tij, duke përdorur kësaj here një thënie të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Marko Bello, “Rroftë Republika e Kokëderrave!”.

Këtë shprehje Berisha e ka përshtjelluar më tej duke thënë se të dy politikanët, Edi Rama dhe Marko Bello janë bashkëfshatarë, ndërsa të parët e tyre kanë qënë lopçarë e derrarë.

Të dashur miq, një mesazh ofendues ndaj Edvin Kristaq Ramës ka dhënë sot bashkëfshatari i tij, ish deputet dhe ministër i PS, z. Marko Bello duke lëshuar kushtrimin: Rroftë Republika e Kokëderrave! Marko është njeriu që njeh rrënjet më të thella dhe më të hershme të Ramës, bashkëfshatarit të tij, që në kohën kur stërgjyshërit e tij ruanin si lopçarë dhe derrarë në fshatin Mbreshtan, rrëzë Shpiragut, lopët dhe derrat e zingjineve të fshatit!

Në rastin e kushtrimit të Markos, Rroftë Republika e Kokëderrave, ata e hëngrën sapunin për djath. Ata menduan se Marko e ka fjalën për kokëfortësine e Edi Ramës. Në fakt kjo është e vërtet vetëm pjesërisht, sepse Marko në vend që ti thoshte Rroftë Republika e Derrarëve apo Lopçarëve, duke evokuar kështu të parët e Edi Ramës, e zbuti. Ai nuk shkoi të genet dhe u mjaftua duke quajtur Ramën kokëderr. Nesër me sa duket do dëgjojme thirrjen tjeter "Rrofte Republika e Kokëlopëve", shkruan Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Malaj kritikon Majkon, Fevziun dhe Ballën: Po hiqni paralele në rrugët e shtrembëra
Ben Blushi: Deputetja e PS u kërcënua për të mos më mbeshtetuar »
Article Logic
Execution time: 0.020103931427002
array(1) { ["section"]=> string(101) "berisha-stergjysherit-e-rames-ishin-lopcare-dhe-derrare-te-zengjineve-ne-fshatin-e-marko-bellos-32158" }