Berisha sulmon Beogradin: Aty qeverisin ende Millosheviçi me fantazmën e tij dhe Shesheli

Publikuar tek: politike, më 13:52 22-04-2015 Berisha sulmon Beogradin: Aty qeverisin ende Millosheviçi me fantazmën e tij dhe Shesheli Ish-kryeministri Sali Berisha

“Një akt të papërgjegjshëm të Beogradit”, e ka cilësuar ish-kryeministri Berisha përpjekjet për të anuluar vizitën e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi në Serbi. Sipas Berishës kjo dëshmon se në Beograd qeverisin ende Millosheviçi me fantazmën e tij  dhe radikali serb Sheshel.

Të dashur miq, këto ditë, një OJF serbe që kishte ftuar për një ligjëratë zëvendëskryeministrin e Kosoves, z. Hashim Thaçi, tërhoqi në prag të vizitës, nën presion të madh politik, ftesën e paranuar nga z. Thaçi. Më gjithë deklaratat publike të z. Thaçi se ai kishte pranuar ftesën, autoritetet më të larta serbe u vunë në garë sikur të ishin ushtare të Millosheviçit apo Sheshelit për të anulluar ftesën dhe vizitën e zëvendëskryeministrit Thaçi, njeriut që ka dhënë një kontribut palcor si kryeministër i Kosovës në përpjekjet për normalizimin e marrëdhenieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Qëndrimet e autoritetve serbe ishin vërtet të vajtueshme. Ato shkuan deri aty sa të nxjerrin nga sirtaret mandatin e arrestit të lëshuar për zotin Thaci 15 vjet më parë me urdhër të Millosheviçit ndërkohë që dyshja Daçiç-Vuçiç kanë firmosur me zotin Thaçi në Bruksel 25 marrëveshje shumë të rëndësishme të ndërtimit të marrëdhënieve midis dy vendeve fqinje.

Ky akt, me simboliken e tij, nuk duhet injoruar por meriton një vlerësim dhe qëndrim të veçantë nga komuniteti ndërkombëtar ndaj Serbisë. Ky akt dëshmon se në Beograd qeverisin ende Millosheviçi me fantazmën e tij dhe Shesheli dhe se Serbia është shumë larg gadishmerisë për bashkëpunim me fqinjët dhe me gjerë”, shkruan Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS, Bushati: Basha të mos bredhë lart e poshtë duke u prishur punë kandidatëve
Koalicionet regjistrohen në KQZ, e djathta me 15 parti, e majta me 39 »
Article Logic
Execution time: 0.049501895904541
array(1) { ["section"]=> string(93) "berisha-sulmon-beogradin-aty-qeverisin-ende-milloshevici-me-fantazmen-e-tij-dhe-shesheli-9430" }