Berisha sulmon Fatmir Xhafajn: Përfaqësues i klaneve të drogës, me dokumente

Publikuar tek: politike, më 13:28 12-01-2016 Berisha sulmon Fatmir Xhafajn: Përfaqësues i klaneve të drogës, me dokumente

Sali Berisha sulmon Fatmir Xhafajn. Ish-kryeministri Berisha deklaron se kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi është përfaqësues i klaneve të drogës, me dokumente.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha ka folur gjatë për Reformën në Drejtësi dhe ekspertët ‘’e kapur’’ nga kryeministri Rama. Sulmon kreun e komisionit të Reformës, Fatmir Xhafajn dhe interesin sipas tij, për ta bërë gjithçka si në Korenë e Veriut.

“Ndonëse ligjet ekzistuese të sistemit të drejtësisë janë absolutisht të standardeve ndërkombëtare, ky sistem ka dëshmuar dhe dëshmon probleme shumë serioze. Ka nevojë për një reformë të thellë dhe të gjithanshme. Një angazhim i madh ndërkombëtar në këtë reformë, mirëpo reforma ka patur dhe ka, që në fillim me kundërshtar të egër dhe siç faktuan zhvillimet, ky është Edi Rama.

Edi Rama vendosi procesin e refromës mbi baza ultra korruptive. Emëroi aty ekspertë dhe në Parlament individë në konflikt flagrant interesash. Fatmir Xhafaj është përfaqësues i klaneve të drogës, me dokumente.

Derdhi kompetenca që i ka vetëm ministri i Drejtësisë së Koresë së Veriut. Fatmir Xhafaj me nenet shpalli supergjykatës të vendit  kunatin e tij të dashur Sokol Gervenin. Po si e shpalli? Duke qenë më i vjetri. Ai që është më i vjetri do të ishte në drejtim, të Tribunalit apo të këtyre institucioneve...

Përveç njërës që është një zonjë, kam respekt për të, të tjerët me asnjë njohuri në të drejtën kushtetuese, zgjodhi këta për çdo reformë të sistemit në pëllëmbë të dorës.

Shqiptarët lexuan editoriale të shkruar nga Fatmir Xhafaj 3 ditët e para të vitit të ri.

Çfarë ndodhi? Sa morën Venecian, e panë se drafti ra dhe filluan fshehtas në kulisa në mënyrë të turpshme të krijonin një draft. Ndërkohë që Venecia rekomandonte si metodë pune, atë që ndodhte me dekriminalizmin.

Krimineli nuk tërhiqet nga krimi, lan duart po ishin të gatshëm në këto rrethana, ekspertët e opozitës thanë ne kemi ardhur këtu të punonin mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias. Nga ndërhyrja, drafti i kulisavave u tërhoq.

Rama një mashtrues ordiner, unë merrem me atë që thonë ekspertët. Ai ka kaluar me orë të tëra në zyrë duke kundërshtuar nene që u udhëzuan një për një në Venecia.

Donte ta kishte Saja dhe kur se kishte Saja, do ta kishte Xhafa i tij, por edhe kësaj here u detyrua të dalë ashtu siç është: rrëzoi propozimin. Kur asnjëra palë nuk ka qëllim ta kapë, të gjejmë mënyrat.

Opozita nuk u ndikua nga çakenjtë e qeverisë. Opozita do të bëhet reforma, nga standardet universalisht të pranuara.

Rama është i pakorrigjueshëm, i papërmbajtur, i verbër në revanshin e tij. Unë po ju them se ai po pengon reformën."

"Fola për Fatmir Xhafajn që ëndërron të jetë ministër i Drejtësisë, me në krye kunatin e tij, ky tjetri Dvorani me të njëjtin pozicion.

Në Venezuelë, një 74-vjecar i fitoi zgjedhjet, kjo nuk do të thotë që Sali Berisha do të udhëheqë botën", tha më tej ish-kryeministri Berisha.

 

Berisha foli edhe për ambasadorin amerikan Donald Lu.

“Kam respekt për rolin e tij por busulla është Komisioni i Venecias. Por në bisedën ku ambasadori më dorëzoi vetë dokumentet ai s’kishte vërejtje për rekomandimet e Venecias, përkundër ishte absolutisht dakord”

 

Lidhur me arritjet e qeverisë dhe implikimet e Tahirit, sipas tij, Berisha komentoi:

"Lidhjet e Edi Ramës me krimin, lidhjet e Saje Qorrit me ngjarjen e fundit me të akuzuarin për vrasjen në Fier, që rrëmben njerëz, që ekzekuton njerëz ku të dojë dhe ku t’i teket. Të dhënat, gazeta gojore e shqiptarëve, përgojon masivisht Sajmir Qorrin, Saje Qorrin më fal.

Kur unë i përmend Shullazin në parlament, ai e mbyll gojën dhe nuk flet, sikur i kam përmend Zotin, absolutisht.

Ndaj dhe kjo situatë paralajmëron një degradim total për rendin dhe sigurinë. Sot është bërë e zakonshme patrulla policore me kanabis, fenomen të cilin ne e kishim paralajmëruar.

Të mos harrojmë se në disa qytete është përdorur jo pak, hashish në rrugë. Dhe tani që shuajnë dëshpërimin policët në Shqipëri, rendi më në Shqipëri nuk funksionin.

Thirrja ime për qytetarët: sot më shumë se kurrë të marrim përgjegjësitë tona, të shpëtojmë vendim me një revolucion demokratik paqësor, nga kjo klikë kriminale që quhet qeveri, nga Edi Rama dhe njerëzit e tij të krimit, të dalim sa më shpejt nga kjo spirale e krimit.

S’kemi parë një spital, kemi parë luks të pamatë, zyra, me WC me ankese, shpenzime të pafrenuara për pritje dhe orgjira, por s’kemi parë kurrë investime në këtë vend.

Ndërkohë që instituti shpall se rritja ekonomike e 3-mujorit të tretë ishte 2.8%, ndërkohë që bujqësia ishte minus 28%, eksportet rënie prej 13%, kur të ardhurat kanë një rënie..shtylla kryesore TVSH: ka një rënie prej 3-6%.

Atëherë INSTAT me urdhër të Ramës dhe cinizëm ekstrem, tallet me të dhënat e shqiptarëve.

Doganat janë 78% të planit të tyre, qeveria detyrohet të rishqyrtojë buxhetin, ta riformatojë me mosrealizim të ardhurash çdo 3 muaj, të paimagjinuar në çdo qeveri. Absolutisht do të jetë objekt cinizmi që i është bërë Institutit të Statistikave.

Nëse ekonomia po bie në pikiatë, rënia e madhe e të ardhurave nga kontrabanda e vjedhja, me tenderat po bëhet kërdia.

Ju lutem lexoni librin e Sarah Chayes ‘’Hajdutët e shtetit’’.

Ajo përshkruan Afganistanin, kryesorët e Afganistanit, absolutisht gjen një Rama, një Olsi një Beqe, hajdutë me çizme. Ai Hamil, ky këtu Edvin, ai atje një emër tjetër ky këtu Ilir.

Të gjitha tenderat shkojnë te Carapuli, te Eftimi…te Rama gjen telefonata të tëra për luftën kundër prokurorëve për dosjen e Ilir Beqës.

Të ngrihemi te këta qeveritarë, në revolucion demokratik t’i largojmë një minutë e më parë. Është në përgjegjësinë tonë qytetare, politike, njerëzore t’u japim përgjigje këtyre dukurive rrënuese për qënien tonë"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Demokratja e Vlorës: 25 vjet PD, ku gaboi kryetari dhe strukturat qendrore me festën demokrate
Ylli Manjani: Para drejtësisë të gjithë ata persona që bëjnë korrupsion në zyrat e shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.031151056289673
array(1) { ["section"]=> string(80) "berisha-sulmon-fatmir-xhafajn-perfaqesues-i-klaneve-te-droges-me-dokumente-29792" }