Berisha sulmon INSTAT: Mashtrim dhe falsifikim me rritjen ekonomike

Publikuar tek: politike, më 14:12 27-01-2015 Berisha sulmon INSTAT: Mashtrim dhe falsifikim me rritjen ekonomike

Ish kryeministri Sali Berisha iu rikthye ashtu siç bën gati çdo ditë në muajt e fundit, “lodrës” së tij më të preferuar, rrjetit social Facebook, për të denoncuar sipas tij, mashtrimet e qeverisë.

Këtë herë në fokus ka qenë INSTAT dhe kreu i këtij institucioni Gjergj Filipi që është akuzuar nga deputeti democrat se falsifikon shifrat për rritjen ekonomike.

“Gjergji i statistikave është famoz dhe banal në falsifikimin e të dhënave statistikore. Për tremujorin e parë t 2014 ai raportoi rritjen ekonomike reale, ndërkohë që rritjen nominale, pra vleren totale të blerjeve së bashku me inflacionin, ai e raportoi si -1%. Ky është një mashtrim banal pasi në çdo rast rënia në -1% e rritjes nominale, shoqërohet me rënie së paku në -2.7% të rritjes ekonomike reale” shkruan Sali Berisha.

Sipas tij në tremujorin e dytë, kreu i INSTAT, Gjergj Filipi nuk përsëriti dot mashtrimin e tremujorit të parë por u detyrua të pranojë se rritja ekonomike reale e tremujorit të tretë ishte -1% ndërsa rritja nominale ishte 1%. Pra Instituti i Statistikave konfirmoi se ekonomia e vendit ra në krizë, hyri në recession.

“Në tremujorin e tretë të 2014 Gjergji i Instituti te Falsifikimit të Statistikave të Shtetit kishte marrë urdhër të raportontë një rritje ekonomike 6.2%, natyrisht raportimi i kësaj shifre do të përbënte superskandal, prandaj me Ramën ranë dakord që shifrën e fallsifikuar të rritjes, ta shpallin 3.1%” tha Sali Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Refoma territoriale/ Ku do të votojnë shqiptarët në 21 qershor?
Korrupsioni, BE: Në Shqipëri duhen institucione me integritet »
Article Logic
Execution time: 0.026664972305298
array(1) { ["section"]=> string(71) "berisha-sulmon-instat-mashtrim-dhe-falsifikim-me-rritjen-ekonomike-1627" }