Berisha 'sulmon' Peleshin, Peleshi: S'të shkon gishti i akuzës, Meta:Mos e prishni miqësinë

Publikuar tek: politike, më 12:51 05-02-2015 Berisha 'sulmon' Peleshin, Peleshi: S'të shkon gishti i akuzës, Meta:Mos e prishni miqësinë Zëvendëskryeministri Niko Peleshi

Debate mes palëve politike janë shënuar edhe sot në punimet e Kuvendit të Shqipërisë, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe zëvendëskryeministrit Niko Peleshi. Gjithë thelbi ka qenë tek ndërtimi i stacionit të autobusëve në Korçë, në kohën kur Peleshi ka qenë kryetar bashkie i këtij qyteti. Në debat është përfshirë edhe deputetja Eleina Qirici, e cila ka sjellë në kuvend shqetësimet, sipas saj, të një pjese të banorëve që protestojnë për marrjen e pronës në mënyrë të padrejtë.

“Mos flasim për investimet e Ramës, ku vetëm impianti iujrave në Korcë shkon në 37 milionë euro. Lëre ndërtimet në unazën e qytetit dhe pallatet që janë ndërtuar për t’iu dhënë romëve dhe apartamentet iu dhanë militantëve socialistë, pa llogaritur kreditë më të mëdha të dhëna për frutikulturë në Korçë”, ka komentuar investimet në Korçë, ish-kryeministri Berisha.

Por menjëherë u është kundërpërgjigjur Peleshi, i cili i është drejtuar Berishës, me fjalët ‘’Ty nuk të shkon gishti i akuzës”.

“Nëse ka një njeri që si shkon gishti i akuzës jeni ju Z.Berisha. Por i rregulloni akuzat që mos t’ju akuzojnë dhe thoni ‘’thonë qytyetarët’’ dhe po ju pyetën në Prokurori ju thoni ‘’thanë qytetarët’’.Ju kanë ftuar  Prokurori dhe është koha të bëheni seriozë, nuk është koha për të folur shpifje, akuza e trillime.”, iu drejtua Peleshi, Berishës.

Zëvendësministri sqaroi edhe çështjen e ngritur nga opozita. “Më vjen keq për shoqen time të klasës Qirici se ruaj kujtimet më të mira për të. Bëhet fjalë për një projekt për ndërtimin e terminaleve të autobusave, ku një pjesë e tokës është shtetërore një pjesë me pretendime nga qytetarët.  E gjitha ka të bëjë me paraardhësin tim që shiti gjithçka dhe e la aty një kafaz. Bashkia hartoi një projekt që miratura nga Këshilli Bashkiak në uninamitet. Ky projekt është pezulluar se ka patur kundërshtime nga pronarët. Më vjen shumë keq për tregimet tuaja me pallatet. “, tha Peleshi.

Berisha ka ndërhyrë duke i thënë se Peleshi e ka pranuar vetë që është në gjyq me pronarët. Në debat ka ndërhyrë edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duke ‘’zbutur gjakrat’’ mes Berishës dhe Peleshit, duke u këshilluar që mos ta prishin ‘’miqësinë’’ “Kjo nuk më pëlqen se kur keni qenë në qeveri keni patur bashkëpunim të shkëlqyer me Peleshin. Nuk ia vlen ta prishni këtë miqësi.’’, i është drejtuar Berishës, Meta.

Por në vazhdën e debatit zëvendësministri Peleshi i ka kujtuar Berishës mungesën e investimeve në 20 vjet. “Keni ndërtime pa kriter, keni legalizuar objekte që s’duhet të legalizoheshin. Krahas natyrës, këto ndërtime  kontribuojnë negativisht për situatën që jemi sot. Ne jemi qeveria që merremi edhe me shkakun. Po merremi prej një 1 viti e gjysmë duke bërë së pari Moratoriumin e Ndërtimeve, dekurajimin e zhvillimit pa kriter të territorit, ndërtimet pa leje.”, u shpreh më tej Peleshi.

Por deputetja Qirici i ka kujtuar Peleshit se nuk ishin shokë klase. “Pasqyrova shqetësimin e qytetarëve të Korçës që ankohen për përvetësimin e pasurisë. Ne kemi qenë në klasa paralele, shokët e klasës i ke marrë në qeveri’’, i ka thënë Peleshit, Qirici.

Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në seancë, pasi ndodhej në Vlorë, në zonat e përmbytura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, Nishani e refuzon
Zeqaj i Fierit: Me Edi Ramën kam marrëdhënie më të forta se kurrë »
Article Logic
Execution time: 0.02628493309021
array(1) { ["section"]=> string(91) "berisha-sulmon-peleshin-peleshi-s-te-shkon-gishti-i-akuzes-meta-mos-e-prishni-miqesine-2404" }