Berisha sulmon Ramën përmes komandantit: Shpirti i Simon Gjetës bën thirrje për dekriminalizim

Publikuar tek: politike, më 15:32 05-10-2015 Berisha sulmon Ramën përmes komandantit: Shpirti i Simon Gjetës bën thirrje për dekriminalizim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se e ka mbushur parlamentin, policinë dhe administratën me kriminelë ndërsa thotë se shpirti i komandantit të FNSH-së që u vra gjatë aksionit, Simon Gjeta bën thirrje për dekriminalizim.

“Dhe një herë përulem me nderim para sakrificës sublime dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, të afërmeve, miqve të oficerit Simon Gjeta. Sikundër duke dënuar politizimin nga Edi Rama të rënies në krye të detyrës të nënkomisar Simon Gjeta, theksoj se shpirti i tij, dhimbja e madhe e familjes së tij thërrasin para së gjithash për dekriminalizimin, largimin nga Policia e Shtetit, Parlamenti, qeveria, administrata, pushteti vendor të vrasësve, trafikantëve, hajdutëve, pengmarrësve, përdhunuesve, me të cilët e kanë mbushur këto institucione krerët e "aleancës së qelbësirave" Rama -Meta”, shkruan në Facebook Sali Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 250 infermierë punësim në Gjermani, Rama: Kemi drejtësinë më të degjeneruar në Europë
Meta: Qeverisë i duhen impulse të reja, kërkojmë standarte më të larta, ndryshimet i takojnë Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.015613079071045
array(1) { ["section"]=> string(99) "berisha-sulmon-ramen-permes-komandantit-shpirti-i-simon-gjetes-ben-thirrje-per-dekriminalizim-22391" }