Berisha: Tahiri fshin të dhënat nga kompjuteri i Bajraktarit

Publikuar tek: politike, më 20:16 02-04-2015 Berisha: Tahiri fshin të dhënat nga kompjuteri i Bajraktarit

Një mesazh i mbërritur tek ish-kryeministri Berisha, që denoncon formatimin e hardiskut të kompjuteri të ish-shefit të Interpol Tiranës Artan Bajraktarit nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas Berishës, mesazhi ka mbërritur nga një punonjës i ministrisë së Brendshme, ndërsa mund të tentohet edhe ndërhyrja në servin qendror të këtij institucioni. Punonjësi anonym shprehet në mesazh se ky veprim po kryehet për të fshehur krimet e Tahirit dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didit.

Postimi i Berishës në facebook:

Sajmir Tahiri urdhëron formatimin e hardiskut të kompjuterit të Artan Bajraktarit, për të fshirë të dhënat!!

Të dashur miq, ky mesazh i nje punojnësi të Ministrisë së Brendshme informon sa vijon: "I nderuar zoti Berisha. Në keto momente që po të shkruaj, në kompjuterin e Z. Artan Bajraktari shef i Interpol Tiranës është ulur me urdhër të Sajmir Tahirit specialisti i IT dhe po formaton hardiskun e zotit Bajraktari me qëllim fshirjen e të gjithë të dhënave dhe korrespodencës qeë ky drejtues policie ka mbajtur me titullarët e tij. Njëkohesisht mund të ndërhyet edhe në serverin qendror me qëllim fshirjen e gjurmëve të krimit të Artan Didit dhe Sajmir Tahirit. Ju lutem denoncoheni sa më parë këtë akt dhe bëjini thirrje prokurorisë për hetim të thelluar të këtij krimi shtetëror. Me respekt. Ju lutem për të tjerët duhet të mbetem për momentin anonim. Faleminderit!

Falenderim dhe mirënjohje për ju shërbëtor i denjë i qytetarëve që denoncon krimin nga strofulla e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza i ankohet për papunësinë, Rama leksion në telefon se si të krijojë një kompani
Media belge: Frroku i dënuar me 3 vite burg në Holandë për trafik droge »
Article Logic
Execution time: 0.019599914550781
array(1) { ["section"]=> string(64) "berisha-tahiri-fshin-te-dhenat-nga-kompjuteri-i-bajraktarit-7672" }