Berisha-Tahirit: Je i droguar, mburravec, frikacak dhe ke prindër kontrabandistë,Tahiri:Ti s’njihje baxhanakun, jo prindërit e mi

Publikuar tek: politike, më 12:19 23-07-2015 Berisha-Tahirit: Je i droguar, mburravec, frikacak dhe ke prindër kontrabandistë,Tahiri:Ti s’njihje baxhanakun, jo prindërit e mi Sali Berisha

Sali Berisha ka sulmuar sot ashpër ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, pas sulmit të Tahirit ndaj fëmijëve të tij, Argita dhe Shkëlzen Berisha. Ai e ka quajtur të droguar, mburravec, frikacak dhe shtyllë e krimit. Berisha ka sulmuar prindërit e Tahirit, duke i quajtur kontrabandistë, por ka marrë përgjigje nga Tahiri, i cili i ka kujtuar Berishës, se ai nuk njihte baxhanakun e tij që humbi jetën në Gërdec, jo më prindërit e Tahirit.

“Unë as të bëra thirrje që të mbrohesh, as akuzova njeri, të shkojnë në Prokurori. Sa i takon mbështetjes që i keni dhënë ju policisë, unë e vë në dyshim se nuk e keni bërë edhe atëherë kur u është dhënë rasti. Hiqni dorë nga akuzat dhe shpifjet, përndryshe i lini mundësi policisë së shtetit, bashkë me aktorët dhe shoqërinë të bëjmë më të mirën e shqiptarëve. Shqiptarët kanë sy të shohin dhe të dëgjojnë. Ti nuk njihje baxhanakun, jo të njihje prindërit e mi”, i tha Tahiri-Berishës.

 

Fjala e plotë e Berishës për Tahirin në Kuvend

“Me individë të droguar nuk ia vlen të merresh, vetë zbehtësia e tregon. Por dy fjalë do t’i them. Kam vazhduar dhe mbështes çdo vendimarrje të ligjit.  Zotëri ti je shtyllë e krimit, nuk je vetëm përdorues droge. Nuk je vetëm biri i kontrabandisit dhe kontrabandistes, Luiza dhe Bashkim Tahirit që blenin ilaçe kontrabandë nga Italia dhe ia shisnin të sëmurëve. Ti je një element i inkriminuar me Shullazin, mburravec dhe frikacak.

Përmendi Lazaratin. Unë kam mbështetur policinë për ndërhyrjen në Lazarat. Kam dënuar hapjen e shtegut të policisë pasi kam faktuar që ky mburravec që bashkë me dy prokurorë thërret Dashi Alikon dhe u thotë thojini që e kanë shtegun e lirë.

Pastaj Edi Rama i lidhur kokë e këmbë me të, veprat e këtij, këtë akt mizor nuk e kanë bërë kurrë.

Banda e Shullazit përgjaku Rrugën e Kavajës dhe Kasharin. Çfarë bashkëpunimi me ty, ti je më kriminel se ata. Kush e çoi Neritan Nallbatin në Elbasan? A nuk ishte shpallur bashkëpunëtor i Hakmarrja për Drejtësi në aksin kryesor të heroinës, u çua për kokainë dhe heroinë dhe u zbulua.

Do vimë te Ibrahim Basha, gënjeve si ordiner. Momentin e vrasjes policia ka braktis Lazaratin për orë e orë të tëra. Kjo është e faktuar nga policia vetë, natyrisht operacioni ishte i vështirë por braktisja do të thotë shteg i lirë banditëve.  A e dini se Alikot kanë marrë pjesë në fushatën e Partisë Siciliste? Njerëzit e tu e vranë Ibrahim Bashën, edhe i ati i tyre. Kush e çoi Edi Ramën në Lazarat, kur bëri fushatën na thoni pak.

La liri të iknin ku të doni. U kapën, ata që u kapën janë miqtë tuaj, dy Alikot janë miqtë tuaj, ata rrinin në Tiranë, Gjirokastër Vlorë e kudo.

Rasti i Frrokut, je bashkëpunëtor. Të vjen informacioni nga Belgjika. Kanë ardhur direkt nga Belgjika, jo nga qendra e Lionit.

Lexoni pak deponimin e tij për Bamin. Që të dy janë kokat e krimit. Ky thotë se Bami ishte akuzuar për vrasjen e Santos. A ju kujtohet në momentin e vrasjes ai i kishte telefonuar, ti e paske ditur që Bami ishte akuzuar për vrasjen e Santos. Atëherë si mund të takoje ti vrasësin më të akuzuar.

U more shumë gjatë me fëmijët e tij. Natyrisht mund të lash Luizën dhe Bashkimin si kontrabandistë. Fëmijët e mi janë të parët fëmijë të një zyrtari shqiptar që kanë deklaruar qindrarkë për qindarkë pasurinë e tyre me kërkesën time të prerë, në kohën që nuk ua kërkonte ligji. Gjatë jetës së tyre nuk kanë përfituar asnjë qindarkë nga marrëdhënia me sektorin publik. Djali im, ajo çështja është faktuar nga Prokuroria e Ina Ramës, por unë isha kryeministër dhe nuk më shkonte mua të verifikoja pozicionin e një falsifikimi. Prokuroria kundër meje konkludoi se faksi ishte inekzistent. Po unë arrita të gjeja falsifikatorin.

Në Gërdec ndodhi ajo që ndodhi. Ky i ka dhënë 84 pallate atij.

Çdo qindarkë e kanë transparente në dritën e diellit. Ka një pallat 5-katësh të familjes së gruas, që s’është i zoti të tregojë qoftë dhe një qindarkë të shpenzimeve apo faturë të vetme. A e dini ju se pallati 5-katësh lejën e ndërtimit e ka në kundërshtim me të gjitha ligjet. Nuk ekziston asnjë faturë tatimore, sepse ndërtuesi i pallatit është shpërblyer dhe kur Zana Xhuka i tha hajde këtu, mori hak rrufeshëm.

Nga pasuria ime kam arritur të shtoj vetëm 40 metër katrorë, nga  87 në 120 metër katrorë. Qeshni se sa më shumë ju qeshni, aq më shumë i pëlqeni atij. Pra më mjafton dhe më tepron se dy vetë jam. S’kam dashur të marr kredi.

Kurse zotëria e deklaron veten të pastrehë dhe 3 mijë euro kursime në banka. Tani na del vila 57 metër gjatësi, vila e ndërtuar me materialet më të kushtueshme, për të cilat zonja e nderuar e tij u tha shqiptarëve se po e ndërton me paratë e ‘’Kurbani’’-t. Pra standardet e Sali Berishës janë krejt të tjera, prandaj e urreni Sali Berishn. Po gjetët kund qoftë edhe një qindarkë të parregullt, ja ku i keni të gjitha mjetet dhe të merret dënimi më i rreptë, por nuk janë standardet e Shullazit, janë të Sali Berishës. Ato standarde më kanë bërë mua ai që jam sot.

Mashtroi shqiptarët, jo zotëri gënjen. Ja ku është raporti i vitit 2014. Bën fjalë për vitin 2013. Kanabis u kap gjithsej 33 tonë. Në një vit ju keni mbjellë të paktën 100 mijë tonë. Keni bërë Shqipëri-kanabis. Pa thënë për kokainën, është rritur nga 43 kg në 1 ton dhe më shumë. Ka arrestuar 803 qytetarë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri-Berishës: Pse e gjithë Shqipëria njeh Xenin e Gitën?! Unë bandit e Rama kokrra e mafjes e SHBA na ndihmoka?!
Debat i ashpër në Parlament, Dade: Berisha një kriminel i papërgjegjshëm, ta vemë para përgjegjësisë »
Article Logic
Execution time: 0.022581100463867
array(1) { ["section"]=> string(131) "berisha-tahirit-je-i-droguar-mburravec-frikacak-dhe-ke-prinder-kontrabandiste-tahiri-ti-s-njihje-baxhanakun-jo-prinderit-e-mi-16829" }