Berisha-Tahirit: Qytetarët të njohin si “Saimir Shullazi”

Publikuar tek: politike, më 15:54 05-02-2015 Berisha-Tahirit: Qytetarët të njohin si “Saimir Shullazi” Sali Berisha

Gjatë diskutimeve në Kuvendin e Shqipërisë për situatën e përmbytjeve ka pasur edhe një përplasje midis deputetit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndonëse shqetësimi kryesor është situatë e rënduar në jug të vendit, Berisha ka devijuar disa herë nga tema duke bërë akuzua politike ndaj kabientit qeveritar dhe kryesisht ndaj Tahirit. Ish-kryeministri është shprehur se qytetarët e njohin ministrin Tahiri si “Saimir Shullazi”, duke e akuzuar atë për lidhjet me Emiljano Shullazin. Berisha gjithashtu ka “sfiduar” Tahirin dhe kryeministrin Edi Rama, që të katërt së bashku me ish-ministrin e Brendshëm, Flamur Noka të firmosin për të nxjerrë tabulatet e 10 viteve të fundit.

Ndërkohë Tahiri gjatë replikave të tij është fokusuar kryesisht në akuzat ndaj Berishës për gjendjen në të cilën ka lënë pas largimit nga pushteti, fondin e emergjencës.

Sipas Tahirit, qeveria “Berisha” e ka lënë fondin e emergjencës vetëm me 570 dollarë dhe duhet të japi shpjegime se ku kanë shkuar 1.2 milionë dollarë të parashikuara për këtë fond. 


Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka deklaruar në Kuvend se përgjegjës kryesor për situatën në të cilën ndodhen sot banorët e jugut të vendit është kryeministri Edi Rama.

Topalli ka lexuar sot nga foltorja edhe deklarat që bënte Rama gjatë kohës që ndodhej në opozitë, kur ultësira e Shkodrës ndodhej e përmbytur duke i krahasuar ato me deklarat e Ramës si kryeministër.

Topalli ka kërkuar nga Rama që t’i kërkojë falje popullit, për situatën e krijuar dhe për mungesën e humanizmit nga ana e qeverisë së tij. 


“I morët paratë e përmbytjeve në shtator dhe i transferuat për luksin e zyrave tuaja dhe për orgjirat’, i është drejtuar sot qeverisë Rama, ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha ka pranuar se përmbytjen e solli natyra dhe jo qeveria, por asnjë banor nuk është lajmëruar. “Qeveria duhet të ketë qëndrim më serioz. Kjo ishte një përmbytje e paralajmëruar ditë më para. Nuk ka dalë asnjë banor që ta pranojë se është njoftuar. Të gjithë kanë thënë nuk e dinim”, ka thënë në Parlament, Berisha.

“Ka ligj për emergjencë civile, po këtu ligjet nuk ekzistojnë se ka vetëm mendje. Kur kam parë aksione të ndihmës tek përmbytjet, më janë dukur qesharake, të turpshme. Tha që do u japim banorëve ndihmën e plotë por ishin vetëm ca varka me llamarinë.”, shtoi më tej Berisha.

Sa u përket investimeve të kryera nga qeveria e tij vitet e kaluara, Berisha tha se janë jo më pak se 60 milionë euro, duke anatemuar qeverinë aktuale si një qeveri e epidemisë së vjedhjes së taksapaguesve shqiptarë.

“Analiza e kontrollit falas të bërë në 180 mijë raste, në Belgjikë, UK, USA, Suedi, Itali ka dalë në konkluzionin se këto kontrolle shëndetësore nuk shoqërohen me uljen e sëmundshmërisë tek njerëzit. Ky është kontrolli  Nushi-Beqja-Rama”, komentoi Berisha, një nga ''skandalet e fundit të qeverisë''.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pogradec, jep dorëheqjen Artan Shkëmbi. Merr punë tjetër te ministria e Çuçit. Berisha paralajmëron furtunë
Greqia helenizon Jugun e Shqipërisë. Regjistron si fshatra grekë Sarandën, Himarën, Nartën, Konispolin e Xarrën »
Article Logic
Execution time: 0.027194023132324
array(1) { ["section"]=> string(59) "berisha-tahirit-qytetaret-te-njohin-si-saimir-shullazi-2432" }