Berisha takon Veselin , brengë për eksodin kosovar

Publikuar tek: politike, më 17:08 11-02-2015 Berisha takon Veselin , brengë për eksodin kosovar

Ish-kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli dhe nënkryetarët Xhavit Halili dhe z. Glauk Konjufca të shoqëruar edhe  nga ambasadori i Republikës së Kosovë Ramiz Lladrovci.

Gjatë takimit që u zhvillua në Tiranë , Berisha ka vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës dhe firmosjen e marrëveshjes së djeshme në Bruksel, midis Kryeministrit të Kosovës dhe Kryeministrit të Serbisë, Mustafa - Vuçiç, për problemin e Gjykatave.

“Shpreh  brengën e madhe dhe keqardhjen e thellë për eksodin e organizuar të qytetarëve të Kosovës. Ky eksod i organizuar dëmton rëndë imazhin e Kosovës, lëndon rëndë interesin personal të çdo qytetari të Kosovës për heqjen e vizave me BE-në,”-ka thënë Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha-Veseli: Emigrimi, jo zgjidhje për qytetarët tanë
Shpërthimet/ Berisha: Janë sulme ndaj shtetit dhe qeverisë »
Article Logic
Execution time: 0.023811101913452
array(1) { ["section"]=> string(53) "berisha-takon-veselin-brenge-per-eksodin-kosovar-3067" }