Berisha: Taksën e pagave nuk e kërkon FMN-ja, i duhet qeverisë për të mbushur gropën e megavjedhjes

Publikuar tek: politike, më 14:19 08-08-2015 Berisha: Taksën e pagave nuk e kërkon FMN-ja, i duhet qeverisë për të mbushur gropën e megavjedhjes

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sërish në lidhje me ligjin e ri të përfolur në media, për taksimin të ardhurave sipas të cilit pagat mbi 30 mijë lekë do të taksohen me 5%.

Berisha shprehet se rrogat mbi 15 mijë lekë do të taksohen me 15% dhe ato nën 15 mijë lekë me 5%, dhe kjo është një kërkesë e qeverisë për të mbushur gropën e krijuar nga megavjedhjet në dogana dhe tatime, jo e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“FMN nuk kërkon rrjepjen e më të varfërve të këtij vendi. Ky institucion kërkon luftën kundër kontrabandës, evazionit fiskal. Por meqënëse kontrabandën e cigareve, naftës, birrës, kafesë, pijeve alkolike e bëjnë Nushet, Xhillarët, Bregasit, Top Kafetë e qeverisë, që ndajnë fitimet përrallore me Ramën, sivllaun dhe qeveritarët e tij dhe vjedhin së bashku në 6 muaj 160 milionë dollarë, qeveria, për të mbushur gropën e kësaj megavjedhje, vendos në një akt pashpirtësie taksën 5% për rrogat nën 15 mijë lekë dhe taksën 13% për rrogat mbi 15 mijë lekë në muaj” shkruan ish-kryeministri Sali Berisha teksa më tej shprehet se “Kjo është përgjigja cinike e Edi Ramës ndaj të gjithë atyre që besuan mashtrimet e tij elektorale për të ndihmuar të varfërit, për zhdukjen e listave të ushqimit. Shqiptarët nuk duhet kurrë të pranojnë këte taksë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltari i Metës, Aleksi, ironi e batuta me taksat: Provova t’i paguaja me buzëqeshje por tatimet e donin në lekë
Pollo:Neorilindja në arsim si një tullumbace e plasur,investimet do të ulen me 36% »
Article Logic
Execution time: 0.0042428970336914
array(1) { ["section"]=> string(103) "berisha-taksen-e-pagave-nuk-e-kerkon-fmn-ja-i-duhet-qeverise-per-te-mbushur-gropen-e-megavjedhjes-18000" }