Berisha tallet me Gianni Pittella-n: Harroi të falenderonte Garibaldin shqiptar

Publikuar tek: politike, më 21:52 19-03-2016 Berisha tallet me Gianni Pittella-n: Harroi të falenderonte Garibaldin shqiptar

Deklarata e eurodeputetet italian, Gianni Pittella, se ishte Partia Socialiste ajo që liberalizoi vizat për shqiptarët, ka nxitur një reagim të fortë dhe të ashpër te demokratët. Pas reagimit të Partisë Demokratike, ka reaguar në “Facebook” edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha shkruan se Edi Rama i ka futur Pittella-s kasetën e Erion Veliajt, duke rikujtuar deklaratën e kryebashkiakut për lëvizjen studentore të dhjetorit 1990.

Postimi i Sali Berishës:

Rama i fut Pittelles kaseten e Veliajt!

Te dashur miq, pas Erion Velise, qe falenderoi Ramen per udheheqjen e levizjes studentore te dhjetorit 1990 pavaresisht se ai ishte ne te gjitha ato dite ne Greqi, sot ishte radha e Pittelles per te falenderuar Edi Ramen per sukseset e te tjereve, si moratoriumin e skafeve (per te cilin Rama votoi kunder), dhe liberalizimin e vizave, per sabotimin e te cilit Rama dergoi emaile qe paralajmeronin eksode biblike ne te gjitha kancelarite perendimore.

Miq, i nderuari yne Pittella, nga emocioni harroi te falenderonte Garibaldin shqiptar per Pavaresine e Italise!!

Reagimi i Partisë Demokratike:

Farsa e Kongresit, sa tragjik edhe komik të PS sot, arrin kulmin kur gënjeshtrat që Rama e kompani tentojnë t'i servirin shqiptarëve, penetrojnë edhe tek eurodeputeti i majtë, Pitella!!! Ky i fundit paturpësisht jo vetëm gënjen, por edhe guxon të sulmojë, jo vetëm të djathtën në Shqipëri, por edhe të djathtën europiane.

Në rastin e parë thotë që vizat për shqiptarët i liberalizoi qeverisja e majtë, kjo tregon ose sa pak informacion ka, ose sa pak kapacitet ka!!! Liberalizimin e vizave për shqiptarët, anëtarësimin në NATO, avancimin e integrimit europian e shumë procese të tjera jetike për Shqipërinë janë bërë gjatë qeverisjeve së PD.

Në rastin e dytë, thotë që "e djathta europiane pranon dhe të vrasë fëmijë refugjatë vetëm të mos i pranojë në BE e ti ndihmojë." Ky arlekin politik, që më shumë gjasa financohet nga këta arlekinët tonë (me paratë që vjedhin nga tenderat e koncesionet) duhet ta ketë shumë të qartë që është e djathta europiane ajo që e mban Europën në këmbë në mes të krizave, është e djathta europiane e sidomos CDU gjermane që hapi dyert për qindra mijëra refugjatë, dhe është e djathta europiane ajo që po mundohet dhe që do t'i japë zgjidhje kësaj krize!!!

Fati I keq është fakti që në Europë ka edhe arlekinë si ky, e në Shqipëri qeverisin arlekinë si këta tanët!!!​

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Referendum për mandatin, Rama: Po kërkohet të rrëzohet qeveria. Blushi: U privatizua PS
Video e momentit kur Arta Dade përplaset me kolegët: Mbani nervat aty ku jeni »
Article Logic
Execution time: 0.19395303726196
array(1) { ["section"]=> string(84) "berisha-tallet-me-gianni-pittella-n-harroi-te-falenderonte-garibaldin-shqiptar-35529" }