Berisha: Të gjithë e dinë, përveç qeverisë, se deputeti i dënuar për trafik prostitucioni është Arben Ndoka

Publikuar tek: politike, më 13:23 29-07-2015 Berisha: Të gjithë e dinë, përveç qeverisë, se deputeti i dënuar për trafik prostitucioni është Arben Ndoka Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas raportit të DASH që fliste për një deputet të dënuar më parë për trafikun e qenieve njerëzore në Parlamentin e Shqipërisë.

Sipas Berishës, të gjithë e dinë se bëhet fjalë për Arben Ndokën përveç qeverisë.

“Të gjithë e dinë, përvec qeverisë, se deputeti i dënuar për trafik prostitucioni në Itali është Arben Ndoka. Rama, të nesërmen, sikur të mos dinte shqip u deklaroi shqiptarve nëpërmjet zëdhëneses së tij se raporti i DASH lavdëron qeverinë. Përveç kësaj ambasadori SHBA, Donald Lu, në reagim ndaj pranisë në Parlamentin e një vendi mik aleat në NATO të një trafikanti qeniesh njerëzore, reagoi dje me një deklarate të veçantë, të cilën ndër të tjera thuhet se "ambasada vlereson si të turpshme që në Parlamentin shqiptar ka anëtar me dënime për trafikimin e njerëzve".

Pavarësisht nga këto, pa u skuqur dhe pa u zbehur, krenar Rama me atë përjashta, sikur te mos dijë shqip asnjë fjalë, në reagimin e tij ndaj raportit të DASH u deklaroi shqiptarëve nëpermjet zedheneses se tij krenare se "raporti i DASH lavderon qeverinë". Vetëm një kryeminister dhe një qeveri që, siç thotë fjala popullore han turpin me bukë apo që ka mburrje turpin dhe krimin e ka ortak, mund të bente një reagim të tille të pacipë”, shkruan ndër të tjera ish kryeministri i cili u bën thirrje qytetarëve të mos pajtohen me këtë të keqe të madhe, siç e cilësoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raporti i DASH me deputetin kriminel në Kuvend, Hoxha: Qymyr që na nxin të gjithëve
Topalli: Policia e tërbuar u sul mbi fshatarët që fitojnë bukën e gojës me duhanin »
Article Logic
Execution time: 0.023340940475464
array(1) { ["section"]=> string(110) "berisha-te-gjithe-e-dine-pervec-qeverise-se-deputeti-i-denuar-per-trafik-prostitucioni-eshte-arben-ndoka-17228" }