Berisha: Terror shtetëror mbi shqiptarët në Kumanovë, hetim ndërkombëtar

Publikuar tek: politike, më 21:50 10-05-2015 Berisha: Terror shtetëror mbi shqiptarët në Kumanovë, hetim ndërkombëtar

Ish-kryeministri Sali Brisha ka publikuar në profilin e tij qëndrimin për ngjarjen në Kumanovë. Berisha shprehet se Kumanova dhe qytetarët e saj, përjetuan këto dy ditë një terror të paparë.

“Në lagjen e banuar nga shqiptarë njësitë e blinduara të policisë së Maqedonisë përdorën të gjitha llojet e armëve automatike, përfshi këtu granatehedhsat, mitrolozat e rëndë. Mbi lagjen e shqiptarëve qëllohej pa ndërprerë dhe me helikopterë. Për mënyrën se si u zhvillua ky operacion mund të emërohet "terror mbi shqiptarët". Mungesa pothuaj e plotë e transparencës, komunikatat e njëanshme të autoriteteve maqedonase, raprezaljet ndaj popullatës civile shqiptare dëshmojnë më shumë për një skenar të gatuar, me qëllim terrorin ndaj shqiptarëve”, shkruan Berisha në FB.

Berisha i bën thirrje ndërkombëtarëve të ndërmarrin me urgjencë një hetim për ngjarjen në Kumanovë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë operacion terrori shtetëror ndaj shqiptarëve në qytetin e Kumanovës dhe i bëj thirrje OSBE-së, OKB-së, NATO-s, BE-se, SHBA-ve të ndërmarrin me urgjencë një hetim ndërkombëtar mbi zhvillimet dramatike të djeshme në Kumanovë në të cilat u vranë dhe plagosën dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare dhe anëtar të forcave të sigurisë të Maqedonisë. Ky vend ka rëndësi të madhe për paqen dhe stabilitetin në rajon .Maqedonia është themeluar mbi bazën e ligjit ndërkombëtar me një investim shumë të madh të SHBA dhe vendeve tjera të mëdha e institucioneve ndërkombëtare, ndaj dhe skenarë si ky i Kumanovës duhet të hetohen me përparësi në të gjitha drejtimet në interesin më të mirë të paqes dhe stabilitetit të Maqedonisë dhe rajonit tonë”, shprehet ish kryeministri Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria shqiptare: Maqedoni, kriza nuk mund të kthehet ndëretnike, hetoni ngjarjet
Përplasja/Legalisti Gjana-Bashës: Tradhtia jote na kujton Mukjen »
Article Logic
Execution time: 0.017525911331177
array(1) { ["section"]=> string(76) "berisha-terror-shteteror-mbi-shqiptaret-ne-kumanove-hetim-nderkombetar-10830" }