Berisha: Terror shtetëror me energjinë

Publikuar tek: politike, më 20:02 22-02-2015 Berisha: Terror shtetëror me energjinë

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, rreth aksioneve të fundit të OSHEE, për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme si dhe arrestimet e kryera në bashkepunim me policinë.

Sipas Bërishës, fundjava e fundit ka qenë dramatike pasi në qytetin e Vlorës Llazi Nase vari veten nga mbifaturimi i energjise nga OSHEE, në Shkodër, Policia arrestoi qytetarin Naim Duli vetëm e vetëm se lidhi për disa minuta energjinë e shkëputur për t'i dhënë oksigjen djalit 7 vjeçar që po mbytej nga një krizë e bronkeve.

“Dy muaj më parë në burgun e Rrogozhinës vari veten qytetari Qemal Zela që e mbanin në qelitë e burgut prej dy muave pa ilace vetëm për 35 dollarë detyrime ndaj shtetit. Përveç këtyre akteve të mirëfillta të terrorit shtetëror me energjinë, qeveria gjatë gjithë vitit që kaloi ka përdorur pagesat, detyrimet, kamatat, gjobat e energjisë si mjete terrori shtetëror të paparë në Shqipëri në 23 vjet pluralizëm, ka arrestuar mbi 31 mijë qytetarë si në asnjë vend tjetër të botës. Neo-bllokmenët po përdorin energjinë për të terrorizuar njerëzit e thjeshtë, ata që marrin bukën me lista kur dikush ju a jep për mëshirë si dhe ata që deri dje e paguanin atë me lekët që iu dergonte vajza apo djali nga emigracioni që tani janë përgjysmuar apo nuk ju vijnë më”, shkruan Berisha në Facebook.

Ish kreu i PD e mbyll shkrimin e tij duke i bërë thirrje qytetarëve të ngrihen kundër terrorit shtetëror të energjisë, “të përmbysim klikën e neo-bllokmenëve që po arreston, burgos, torturon, zhyt në terr çdo ditë mijëra e dhjetra mijëra shqiptar”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Rama të heqë dorë nga investimet luksoze. Bare: Tiranës nuk i duhet një kryetar që shan
Selim Belortaja, nga porti i Durrësit, emërohet zv.ministër i Jashtëm »
Article Logic
Execution time: 0.017920017242432
array(1) { ["section"]=> string(42) "berisha-terror-shteteror-me-energjine-4144" }