Berisha thirrje kosovarëve: Mos pranoni të luhet me kufijtë, ja çfarë do të bëjë Thaçi

Publikuar tek: politike, më 21:05 07-08-2018 Berisha thirrje kosovarëve: Mos pranoni të luhet me kufijtë, ja çfarë do të bëjë Thaçi

Ish kryeministri Sali Berisha e quan të rrezikshme tentativën e Presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve të Kosovës.

Berisha thotëse Thaçi mendon të marrë disa fshatra me shqiptarë në Bujanovc e Medvegjë, përfshi edhe Preshevën, në këmbim të dhënies së territoreve të tjera.

Ish kryeministri shqiptar i bën thirrje deputetëve të parlamentit të Kosovës të mos pranojnë “të luhet me kufijtë” e vendit të tyre.

“Çfarë do të marrin këta, do marrin disa fshatra në Bujanovc, të tjerat s’kemi punë, janë serbë. Do marrim disa fshatra në Medvegjë, do marrim Preshevën. Hajde tani të vëmë urën në Ibër dhe të themi s’po bëjmë ndarje por korrigjim. E kuptoni po thonë hajde të marrim Preshevë, Bujanovc, Medvegjë...

Kam preferuar heshtje dhe durim, por në një rast të tillë, të jashtëzakonshëm, as nuk mund të hesht, as nuk mund të pranoj. Por kam vetëm një thirrje për deputetët e Kosovës, të mos pranojnë të luhet me kufijtë”, deklaroi Berisha për Tv Dukagjinini.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0043330192565918
array(1) { ["section"]=> string(91) "berisha-thirrje-kosovareve-mos-pranoni-te-luhet-me-kufijte-ja-cfare-do-te-beje-thaci-130448" }