Berisha thumbon Fevziun: “Çfarë nuk pyet dot drejtuesi i "Opinionit"!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:00 18-03-2015 Berisha thumbon Fevziun: “Çfarë nuk pyet dot drejtuesi i

Që marrëdhëniet midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Blendi Fevziut nuk janë ato të para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 kjo tashmë është e qartë konfirmuar edhe nga statusi i fundit i Berishës në facebook.

Gjatë kohës që në emisionin “Opinion” diskutohet për çështjen “Doshi”, Berisha ka bërë një listë të pyetjeve që Fevziu nuk bën dot për këtë çështje. Megjithatë, Berisha nuk jep arsye të saktë se përse nuk bëhen disa pyetje, duke lënë mundësi për aludime.

Postimi i Berishës në facebook:

Debati televiziv i dominuar nga krimi!!

Çfarë nuk pyet dot drejtuesi i "Opinionit"!

Ai nuk pyet dot për akuzat që Meta i bën opozitës.

Ai nuk pyet dot pse Meta takoi vëllain e Mhill Fufit, gjë që e pohoi vetë.

Ai nuk pyet dot kush i organizoi atentatet ndaj Bamit dhe Tonit.

Ai nuk pyet dot pse Meta akuzoi opozitën ndërkohë që Sajmir Tahiri deklaroi se skenari nuk ka ekzistuar.

Këto pyetje nuk bëhen se veçojnë Metën ...!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030070066452026
array(1) { ["section"]=> string(69) "berisha-thumbon-fevziun-cfare-nuk-pyet-dot-drejtuesi-i-opinionit-6203" }