Berisha: Tomi Misha u dhunua si Kudret Kume në Greqi, Rama mashtroi, asnjë polic nuk u pezullua

Publikuar tek: politike, më 21:24 22-02-2015 Berisha: Tomi Misha u dhunua si Kudret Kume në Greqi, Rama mashtroi, asnjë polic nuk u pezullua Foto që shoqëron postimin në Facebook

Me anë të një postimi në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha, thotë se Rama mashtroi kur njofroi opinionin publik se policët te cilët ushtruan dhunë mbi Tomi Mishën, u pezulluan.

“Në të vërtetë ata jo vetëm nuk u pezulluan, por pasi ndrynë të riun në qeli në komisariatin e Korçës u versulën si kafshë ndaj tij dhe e keqtrajtuan atë për vdekje, i thyen brinjë, klavikul, shpatull dhe pasi e dërguan pa ndjenja në spital, kërcënuan mjekët se donin ta merrnin me cdo kusht nga spitali. Policia nuk i lejon familjarët e Tomi Mishës të takohen me djalin e tyre në gjendje të rëndë”, shkruan Berisha në facebook.

“A nuk ju ngjan ky akt kriminal i shëmtuar të dashur miq me rastin e Kudret Kumes, ku 13 policeë të pashpirt, rracist grek i morën shpirtin me tortura shtazore dhe e vdiqën në qelinë e burgut të tmerreshëm të Melandrinos në Greqi. Fatmirësisht Tomi, i torturuar shtazërisht, nuk vdiq ndonëse çunat e krimit e çuan atë buzë varri dhe jo në Greqi por Korcë në qytetin e tij”, e mbyll shkrimin e tij Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Selim Belortaja, nga porti i Durrësit, emërohet zv.ministër i Jashtëm
Duma: Koncensioni i ri në shëndetësi, 96 miliardë lekë për miqtë e Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.022257089614868
array(1) { ["section"]=> string(97) "berisha-tomi-misha-u-dhunua-si-kudret-kume-ne-greqi-rama-mashtroi-asnje-polic-nuk-u-pezullua-4151" }