Berisha: “Toni”, i regjistruar në sistemin TIMS, u lejua të kalonte nëpërmjet Rinasit

Publikuar tek: politike, më 19:04 16-03-2015 Berisha: “Toni”, i regjistruar në sistemin TIMS, u lejua të kalonte nëpërmjet Rinasit

Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook disa fotografi që, sipas tij, vërtetojnë faktin se Fatojn Skënderi, edhe pse në datën 8 shtator ishte shpallur në kërkim për "vrasje të mbetur në tentativë", është lejuar të kalojë nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

“Dje në darkë Rama - Meta urdhëruan Didin e Partisë të përgenjështrojë deklaratën e PD, sipas të cilës, bazuar në dokumenta zyrtare të pakundërshtueshme të cilat faktonin se Toni i Kombinatit, miku i ngushtë i çiftit Meta dhe sekseri i tij në vrasjen e dy deputetëve, më dt 8 shtator ishte shpallur person në kërkim për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë. Po këto dokumenta të sakta shtetërore faktojnë se Toni i Metes po atë ditë ka kaluar kufirin në Rinas, i regjistruar në sistemin TIMS dhe është nisur për në Gjermani. Me deklaratën e Didit të tyre, Rama - Meta faktojnë se ata mbrojnë me çdo kusht sekserin e tyre, Tonin e LSI, akuzuar nga Doshi dhe Bami si sekseri i Ilir Metës në vrasjen e dy deputetëve”, shkruan Berisha në Facebook.

{gallery}Toni{/gallery}

“Verbëria e avoketërve të Tonit shkon deri aty sa ata për të mbrojtur Tonin dhe veten e tyre hedhin poshtë të dhënat zyrtare të sistemit TIMS, sistem shtetëror ky për regjistrimin e hyrje daljeve në kufijtë e Shqipërise. Ky sistem që fakton se Policia e Shtetit me shkresën nr. 17618/k dt 08.09.2014, ka njoftuar pikat e kalimit të kufirit se Fation Skënderi është person në kërkim, i akuzuar për veprën penale të "vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë" dhe "prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municionet", dhe për rrjedhojë duhet që i akuzuari të ndalohet në rastin më të parë që ai të gjendet. Sistemi TIMS fakton gjithashu se pavarësisht kësaj, Toni, sekseri i Ilir Metës, pas shpalljes në kërkim, po atë ditë është lejuar të arratiset për në Gjermani nga pika kufitare e Rinasit. Thuhet se eksponentë të lartë të LSI dhe oficerë të Partisë e përcollën Tonin sekserin e pafajshëm në Rinas”, shkruan ish kryeministri.

Më tej Berisha shkruan se: “Me këto veprime klika Rama - Meta faktojnë se po bëjnë gjithcka për të fshehur skenarin e tyre vrastar të dy deputetëve dhe fajsimin e opozitës për vrasjet që do realizonin. Përsëri thirrja ime ndaj qytetarëve është që të vazhdojmë protestën tonë mbarëpopullore për të shembur murin e krimit të pushtetarëve të "aleancës së qelbësirave", që bën jetën tonë çdo ditë e më të pasigurtë, varfëron dhe mjeron qindra mijëra familje shqiptare”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FRPD sërish protestë kundër Metës, Ristani: Të enjten përpara Kuvendit
Meta: Lezha po transformohet falë Ramës e kreut të Bashkisë »
Article Logic
Execution time: 0.021738052368164
array(1) { ["section"]=> string(85) "berisha-toni-i-regjistruar-ne-sistemin-tims-u-lejua-te-kalonte-nepermjet-rinasit-6091" }