Berisha tregon se si i ranë pantallonat Ramës në Vjenë, ndërsa i reciton vargjet Vaso Pashës

Publikuar tek: politike, më 19:27 27-08-2015 Berisha tregon se si i ranë pantallonat Ramës në Vjenë, ndërsa i reciton vargjet Vaso Pashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në facebook për samitin e Vjenës, të cilin e ka konsiderua historik për Ballkanit, por jo për Shqipërinë. Sipas Berishës, kriza e emigrantëve që ka përfshirë Europën, ndikoi që vendi ynë në këtë samit të trajtoher si një problem madhor.

Berisha në reagimin e tij ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për qendrimet e mbajtura në Vjenë, ndërsa thekson se ai u kthye cullak nga samiti, pasi askush nuk u mor me të. Më tej Berisha i reciton Ramës edhe disa vargje nga poeti Vaso Pashës.

“Kështu që, e shndërruar në një problem tejet të mprehtë për Europën, Shqipëria shkoi aty me e pabesueshme dhe më shqetësuese për BE se sa kurrë në këto 20 vite. Kjo është arsyeja që i vetshpalluri "lideri" i Ballkanit, Edi Rama, shkoi në Vjenë si deshtak, qendroi aty se shtiak, rrahu gjoksin për suksese imagjinare por doli siç është, paranojak, kërcënoi së është furioz dhe mund të hapë probleme por i ranë pantallonat (por jo në stadium, po në sallë) për të mos thënë ai u kthye cullak. Në Samit, përveç disa shpotive ndaj ekspozes së tij iluzive dhe kërcënuese, nuk ja vari njeri. Për Ramën në këtë Samit tingëllonin aktuale vargjet e Pashko Vasos "të shkonë bota sypri e me kamë të shklet, një fjalë të mirë kërkush nuk ta flet". Por Rama kishte bërë një gjë shumë të mirë, kishte dëgjuar Fugën dhe kishte anulluar marrjen e mediave të tij në Vjenë, ndërkohë kishte porositur Mr. Klliren dhe çunat e Hakmarrjes ta qetësonin dhe ngushëllonin pak në gazetat e tyre duke e mbrojtur nga sulmet e Berishës”, shkruan ish-kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekrem Spahia tenton t’i “vjedhë” partinë Gjanës, akuza për përfshirjen e PD
Xhelal Mziu përdor “reformën territoriale” për largimin e punonjësve nga puna »
Article Logic
Execution time: 0.024147987365723
array(1) { ["section"]=> string(97) "berisha-tregon-se-si-i-rane-pantallonat-rames-ne-vjene-ndersa-i-reciton-vargjet-vaso-pashes-19352" }