Berisha: Tsipras “kushëriri” i Ramës, do ndihmojë marrëdhëniet shqiptaro-greke

Publikuar tek: politike, më 21:28 27-01-2015 Berisha: Tsipras “kushëriri” i Ramës, do ndihmojë marrëdhëniet shqiptaro-greke

Në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar zgjedhjen e Aleksis Tsipras në krye të qeverisë greke një 23 qershor i Shqipërisë.

Për Berishën, kjo zgjedhje e grekëve vjen si pasojë e një krize të gjatë duke provuar opsionin e Tsipras, i cili karizmën e tij e sheqeros me premtime si të "kushëririt" të tij, Edi Ramës.

Berisha është shprehur se Tsipras dhe Rama kanë një origjinë të pastër komuniste.

Në rrafshin shqiptaro-grek, Berisha e shikon si positive zgjedhjen e Tsipras si kryeministër pasi ai nuk ka lidhje me dy dyert e vjetra të politikës greke, të cilat kanë pasur një arkiv të prapambetur në qëllimet ndaj shqiptarëve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtësia/ PD kërkon veton. PS: E pamundur. 1000 ekspertë për reformën
PD insiston për veto dhe bashkëkryesim në Komisonin e Drejtësisë »
Article Logic
Execution time: 0.0040338039398193
array(1) { ["section"]=> string(79) "berisha-tsipras-kusheriri-i-rames-do-ndihmoje-marredheniet-shqiptaro-greke-1662" }