Berisha: Tualeti në Ministrinë e Mbrojtjes 83 milionë lekë. Zyrat e Nikollës 1.1 milionë dollarë

Publikuar tek: politike, më 15:05 19-02-2015 Berisha: Tualeti në Ministrinë e Mbrojtjes 83 milionë lekë. Zyrat e Nikollës 1.1 milionë dollarë Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar qeverinë Rama nga foltorja e Parlamentit, duke thënë se një tualet ka kushtuar 83 milionë lekë dhe se paratë po përdoren për tapete të kuq e livadhe rreth Kryeministrisë.

“U paraqitët këtu si njerëz me lakminë më të madhe për borxh. Morët 400 milionë dollarë që e quajta që në atë kohë ‘’Dekreti I Gropës’’ sepse me të ju rrisnit interesin e borxhin nga  62% në 65%. Këto kishin një destinacion, luksin e zyrave tuaja. Zyra, kolltuqe, tapete të kuq, suvara, për të cilat s’kishte nevojë asnjë shqiptar. Po vinit ju nga një shtresë e lartë aristokratike? Jo është 83 milionë lekë fatura për një tualet. Shko merreni në Ministrinë e Mbrojtjes faturën. Fatura e mureve të kryeministrisë dhe livadheve të ndërtuara rreth saj.”, tha Berisha.

Berisha iu është drejtuar deputetëve të PS-së, se çfarë investimesh kanë kryer në vend, duke kujtuar problemet me rrugët dhe shkollat në Shqipëri.

‘’1.1 milion dollarë ka bërë tenderi i fundit, e dini sa po harxhon për zyrat ajo zonjë?’’, ka thënë për ministren e Arsimit Lindita Nikolla, Berisha. Sipas tij gjithçka po kryhet nga qeveria Rama për qëllime elektorale. Fjalën Berisha e mbajti në kohën kur Parlamenti diskuton projektligjin për huamarrjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet me Edi Ramën në telefon, deputeti Kosta tërheq dorëheqjen nga PS
Berisha: “Hakmarrja për Drejtësi” e lidhur me Olsi Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.019455909729004
array(1) { ["section"]=> string(99) "berisha-tualeti-ne-ministrine-e-mbrojtjes-83-milione-leke-zyrat-e-nikolles-1-1-milione-dollare-3836" }