Berisha: Unë deputet edhe pas vitit 2027. Ata që punojnë shumë e meritojnë

Publikuar tek: politike, më 08:37 29-10-2015 Berisha: Unë deputet edhe pas vitit 2027. Ata që punojnë shumë e meritojnë Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Sali Berisha, edhe pse në një moshë jo shumë të re, ka deklaruar dje se do të vazhdojë të jetë deputet edhe pas vitit 2027 dhe as që ka ndërmend të dalë në pension. I pyetur  nga ‘’Ora Neës’’, Berisha u shpreh se qënësia e tij si përfaqësues i popullit nuk varet nga kreu i PD-së Lulzim Basha, të cilit i ka kaluar stafetën, por nga vetë ai. Dhe në vlerësimet e vetes, Berishës i duket se punon shumë dhe e meriton.

“-Zoti.Berisha një pyetje të fundit, do vazhdoni të jeni pjesë e parlamentit edhe në zgjedhjet politike të 2017?

Edhe pas zgjedhjeve të vitit 2027.

– Po kjo varet nga Basha zoti Berisha, është ai që harton listat..

Edhe nga puna, deputetët që punojnë shumë e meritojnë!”

Në këtë intervistë Berisha ka mohuar të ketë ndonjë influencë mbi zotin Basha, megjithse thotë se ka punë që mund të ishin bërë më mirë.

 Ai vlerëson punën e tij në drejtimin e PD, por nuk mohon faktin se ka punë të cilat mund të ishin bërë më mirë.

“Aleatët e PD por dhe disa analistë pranë kësaj force politike, në shumë raste theksojnë se ekspresiviteti juaj, angazhimi politik, daljet publike, daljet në Parlament, shihen në një farë forme si konkurim që i bëhet kryetarit Basha në drejtimin e PD. Si e gjykoni ju këtë?

Berisha: Analizë qesharake. Të drejtosh një parti, të udhëheqësh një parti, është një proces i përbërë nga dhjetëra në mos qindra procese të tjera brenda tij. Sali Berisha, absolutisht, e ka deklaruar dhe e deklaron se ka qenë përfundimtar dhe pa ekuivok vendimi i tij. Por, nëse e them këtë, gjithë jetën time kam në mëndje një fjalë të Edmund Burke, që thotë “ e keqja s’do gjë tjëtër për të triumfuar veçse indiferencën e njerëzve të mirë”. As nuk më ka gjetur kush kurrë ndonjëherë dhe as nuk do më gjejë kush kurrë indiferent në mbrojtje të interesit publik, dhe çdo prononcim i imi, çdo qëndrim i imi, sot dhe gjithnjë, ka qënë dhe do të jetë në mbrojtje të ineresit publik, ashtu siç e konceptoj unë. Nuk pretendoj asnjëherë që të kem monopolin e të vërtetës. Dëgjoj ndonjëherë me shumë interes qëndrimet e të tjerëve, por absolutisht qëndrimi im nuk ka asnjë synim yjetër përveç interesit publik të shqiptarëve.

-Nuk ka asnjë moment ku ju keni ndërhyrë në vendimmarrjen e zotit.Basha në drejtimin e PD?

Berisha: Në asnjë moment nuk kam ndërhyrë. Unë shpreh mendimin tim për çfarëdo që më pyet kryetari duke menduar se ai është mendimi më i mirë që kam. Por, kryetari nuk ka asnjë detyrim të marrë asnjë këshillë timen parasysh. Kryetari nuk ka asnjë detyrim të konsultohet me mua për asnjë çështje të liderit dhe kryetarit të PD. Varet nga ai. Nëse më pyet, jo vetëm kryetari por cilido, ish bashkëpunëtorët e mi ose parlamentarë, unë jam i gatshëm të shpreh qëndrimin tim”, kanë qenë dy nga përgjigjet e Berishës, për  raportin e tij me Bashën dhe fuqinë e forcave brenda PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shqipëria në kosh të plehrave nga raporti i BB, humbi 35 vende”, Mima i PD jep treguesit
Këshilli i Mandateve miraton Eduart Ndocajn deputet në Kuvend »
Article Logic
Execution time: 0.021872997283936
array(1) { ["section"]=> string(78) "berisha-une-deputet-edhe-pas-vitit-2027-ata-qe-punojne-shume-e-meritojne-24211" }