Berisha vazhdon të këmbëngulë për ‘21 janarin’ dhe flet për nekropolitikë: Ishte puç! Edi Rama luajti me zjarrin

Publikuar tek: politike, më 13:08 21-01-2016 Berisha vazhdon të këmbëngulë për ‘21 janarin’ dhe flet për nekropolitikë: Ishte puç! Edi Rama luajti me zjarrin

Sali Berisha, kryeministër në ditën që në bulevard para zyrës së tij u vranë 4 vetë, vazhdon të këmbëngulë se më 21 janar ishte organizuar një puç, ku morën pjesë dy krerë të institucioneve kryesore:  Presidenti dhe Prokurori i Përgjithshëm dhe se Edi Rama luajti me zjarrin me qëllimin e vetëm që të merrte pushtetin.

Berisha ka thënë se për ‘’fatkeqësinë e madhe’’, u vranë 4 vetë.

Komenti i plotë i Berishës në Kuvend:

“Sulmuan barbarisht ndërtesën e Kryeministrisë, ku po punonte kreu i qeverisë me shpresën dhe besimin e verbër se ai do ua lironte zyrën, pra në këtë puç në të cilën morën pjesë, dy krerë të dy institucioneve kryesore, ai i Presidentit dhe Prokurorisë së Përgjithshme, u shurdh tërësisht kreu i Shërbimit Inteligjent që kishte synim kurorëzim e Edi Ramës, njësoj si 84 vjet më parë u bë kryeministri, çka nuk mund të ndodhte kurrë, për fatkeqësinë e madhe u vranë 4 qytetarë.

Zhvillimet e mëvoshme treguan se Edi Rama sakrifikoi njësoj, luajti me zjarrin me qëllimin e vetëm që të merrte pushtetin, qytetarët e Tiranës do ta ndëshkonin atë në zgjedhjet e 8 majit, do t'i jepnin disfatën që meritonte, sot kanë kaluar 5 vite nga kjo datë por turpi i zi, faqja e zezë për krimin e shëmtuar rëndon mbi Edvin Ramën dhe suitën e tij.

Për të dënuar dhe njëherë aktin e tyre të shëmtuar, përpjekjet e tyre puciste dhe për t'u thënë që kurrë ndonjëherë institucionet demokratike nuk mund të pushtohen me dhunë!

Ai s’vjen këtu mo zotëri, ai ka frikë, ka frikë nga përballja, s’përballon dot, të vërtetat e ofendojnë, e frikësojnë e dizekuilibrojnë.

Erdhën, vodhën dhe ikën, kaq mund t’u them”

Berisha e ka marrë disa herë fjalën në Kuvend, duke theksuar se 21 janari ishte i planifikuar nga Rama dhe nëse protestuesit do të hynin brenda Kryeministrisë do të përballeshin me më të paimagjinueshmen.

“Nëse do hynin brenda, do përballeshin me më të paimagjinueshmen… po ju merruni me kreun tuaj që i organizoi. 21 janari ishte i planifikuar nga Rama'', tha Berisha.

Kurse për shpërthimin në Gërdec tha:

"Ai ishtë aksident teknologjik.

Ajo është shtetërore, dhe shteti ka një përgjegjësi. Meqë MEICO ka qenë kompani shtetërore unë do t’u përgjigjem juve.

Ju jeni hipokrit, ju jeni njerëz të cilët bëni nekropolitikë. Nekropolitika është shpirti i politikës suaj. Ja kush jeni ju”, ka vazhduar me tej Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e pronarëve para Parlamentit, Sulaj i PR: Ligji tërësisht antikushtetues
Braçe me “shpatulla pas murit “ Berishën në Kuvend: Çfarë i tha për gazetarin e plagosur, zhdukjen e filmimeve, pritën e zjarrit poshtë dritares... »
Article Logic
Execution time: 0.66721105575562
array(1) { ["section"]=> string(114) "berisha-vazhdon-te-kembengule-per-21-janarin-dhe-flet-per-nekropolitike-ishte-puc-edi-rama-luajti-me-zjarrin-30592" }