Berisha: Veliaj i harxhoi për dasmë majë kalasë paratë e vogëlushes Pamela

Publikuar tek: politike, më 13:19 21-02-2015 Berisha: Veliaj i harxhoi për dasmë majë kalasë paratë e vogëlushes Pamela Sali Berisha

Sali Berisha ka akuzuar sot ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj se ka shpenzuar paratë e strehimit të vogëlushes 7-vjeçare që humbi jetën, për dasmën e tij dhe për tendera për vëllanë e tij.

Sipas Berishës, ‘’ministri i Mirëqënies Personale’’ I ka premtuar familjes së do ta bënte me shtëpi por i devijoi paratë.

“Erion Veliaj, sot ministri i mirëqënies personale, vizitoi në fushatën e 23 qershorit familjen e Pamelës duke përkedhelur në prehër motrën e saj më të vogël, i premtoi familjes së Pamelës që do i siguronte një shtëpi për të futur kokën sapo të vinte në pushtet. Por kur erdhi në pushtet paratë për strehimin e Pamelës, familjes së saj dhe qindra e qindra hallexhinjve të tjere, u devijuan për dasmën majë kalasë dhe për tendera 520 milionësh për vëllain e vet. Kësaj i thonë mëshirë”, shkruan Berisha.

Vogëlushja Pamela Jahja humbi jetën pas ftohjes së rëndë që kishte marrë në barakën ku jetonte, në fshatin Shullaz të Kurbinit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta për videot e dhunës: Të merren masa për të mos dëmtuar integritetin e policisë
Liberalizimi i kanabisit/ Shtohen “votat” pro tek PS, Shehu i PD-së kundër »
Article Logic
Execution time: 0.022377014160156
array(1) { ["section"]=> string(78) "berisha-veliaj-i-harxhoi-per-dasme-maje-kalase-parate-e-vogelushes-pamela-4028" }