Berisha: Veliaj takohet me Majkon, nga dëshpërimi për t’i ngjarë atij

Publikuar tek: politike, më 17:15 27-04-2015 Berisha: Veliaj takohet me Majkon, nga dëshpërimi për t’i ngjarë atij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimet e shpeshta që kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj ka zhvilluar me deputetin socialist Pandeli Majko. Sipas Berishës, Veliaj është i dëshpëruar nga fakti se 70% e elektoratit gri shprehen se nuk do të votojnë për kandidatin e PS-së por për atë të PD-së, Halim Kosovën, ndërsa ndryshe do të ishte situata  nëse në garë nga e majta do të ishte Majko.

Për Berishën, takimet Veliaj-Majko kanë për qëllim bindjen e këtij të fundit që të pranojë se Erioni ngjan më shumë me të se sa me Ramën, në mënyrë kandidati i PS-së të sigurojë votat e elektoratit.

Postimi i Berishës në facebook:

Nesër takimi i tretë dhe i vërtetë Veliaj - Majko!

Të dashur miq, fillim dëshpërues i fushatës nga Erion Veliaj! Në të gjitha pollet ai dilte nën të gjithë kandidatët e tjerë të PS dhe fiks 25% më poshtë se Majko. Por edhe më shqetësuese dhe dëshpëruese për Erionin është fakti se 70% e kontigjentit të elektoratit gri që do votonin Majkon deklarojnë se nuk votojne Veliajn, pasi thonë se është sikur ta kishte nxjerrë Rama prej hunde, por do votojnë Kosovën.

Kështu, që kur ka filluar fushata, Veliaj është takuar vetëm një herë me Ramën dhe dy herë me Majkon. Nga shtabi i tij merret vesh se nesër përsëri Veliaj, pothuajse në depresion, ka kërkuar takimin e tretë me Majkon për të bindur atë të deklarojë se Erioni ngjet më shumë me të se sa me Ramën dhe se ai nuk gënjen prandaj duhet besuar dhe votuar. Madje drejtues të fushatës së Erionit pohojnë se në funksion të afrimt me Majkon ka qenë edhe takimi me Mojsiun duke menduar se Majko si ministër mbrojtje ka patur marrëdhënie miqësore me gjeneralin dhe kryekomandantin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati njofton dhënien e truallit për ndërtimin e Ambasadës Shqiptare në Kosovë
Berisha pranon: “Të pavendosurit” në Tiranë do votonin për Majkon dhe jo për Kosovën »
Article Logic
Execution time: 0.022804975509644
array(1) { ["section"]=> string(72) "berisha-veliaj-takohet-me-majkon-nga-deshperimi-per-t-i-ngjare-atij-9804" }