Berisha :Xhelati i Metës në qeli për Bamin “Do të vrasim djalin po fole”

Publikuar tek: politike, më 09:36 26-03-2015 Berisha :Xhelati i Metës në qeli për Bamin “Do të vrasim djalin po fole” Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar edhe njëherë çështjen “Doshi” nga rrjeti social. Ai komenton videon e përmendur dje nga Doshi ku pretentohet se përmban regjistrime  nga dëshmia e Bamit në Prokurori. “Xhelat”, e quan Berisha personin i cili sipas tij ka qenë i dërguar nga kreu i Kuvendit Meta dhe kryeministri Rama për të ndryshuar dëshminë e tij.

“Të dashur miq, një video e regjistruar në mjediset e Prokurorisë së Krimeve teë Rënda me autorizm te Gjykates, provon se Durim Bami ndryshoi dëshminë sepse Rama - Meta i dërguan një xhelat në qeli, i cili e kërcënoi se nëse do të fliste do t’i zhduknin djalin!

Fakti që Ilir Meta i çon xhelatin Bamit në qeli me kërcënimin se do të vrasim djalin në rast se pranon se je porostur për të vrarë deputetet Doshi dhe Fufi, fakton dhe një herë se ai është porositësi direkt i ekzekutimit të deputeteve Doshi dhe Fufi, dhe se i tërë procesi i hetimit ëeshtë një diktat fund e krye i qeverisë për të fshehur skenarin ogurzi të eleminimit të dy deputeteve nga Ilir Meta”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Doshi-Frroku”/ Topalli: Prokuroria nuk ka vepruar si në rastet e Bashës dhe Metës
Berisha: Skenari i i montuar nga Meta. Balla: Saliu avokat i Bamit. Vasili: Besojmë drejtësinë »
Article Logic
Execution time: 0.03811502456665
array(1) { ["section"]=> string(74) "berisha-xhelati-i-metes-ne-qeli-per-bamin-do-te-vrasim-djalin-po-fole-6978" }