Berishës i vjen mesazh në inbox: Ja favoret e qeverisë për gjykatësin që dha vendimin e Frrokut

Publikuar tek: politike, më 12:03 07-04-2015 Berishës i vjen mesazh në inbox: Ja favoret e qeverisë për gjykatësin që dha vendimin e Frrokut GJYQTAR-DRITAN-HALLUNAJ_

Ish-kryeministrit i ka ardhur një mesazh i pazakontë nga një qytetar i quajtur Frani i cili sipas Berishës i ka treguar lidhjet e Dritan Hallunit, gjykatësit të Krimeve të Rënda që dha vendimin për Arben Frrokun, me kreun e Kuvendit Meta dhe kryeministrin Rama.

“Të dashur miq, unë po e vendos si status me mirënjohje të thelle mesazhin e Franit, njërit prej nesh që më shkruan për lidhjet me Ramën dhe Metën të kryetarit të trupit gjykues që shpalli të pafajshem Arben Frrokun duke hedhur poshtë dëshminë e atij që pa më sy dhe njohu vrasësin në vendin e ngjarjes dhe makinën me të cilen u krye vrasja dhe targen e saj! Mesazhi juaj u dëshmon shqiptareve se Gjykatesi troç Halluni zbatoi vetëm porosinë e Ramës dhe Metës, që vranë për së dyti komisarin Lamaj”, shkruan Berisha duke publikuar më poshtë mesazhin e Franit

"Z. Sali Berisha nuk di a i ke marr vesht të mirat që i ben Edi Rama dhe Ilir Meta Dritan Hallunit në Shkodër për favoret e Arben Frrokut:

Kryetar i Partisë Socialiste Shkodër - Andi Halluni (djali axhës Dritan Hallunit)

Kryetari i LSI Shkodër - Senad Halluni (djali axhës Dritan Hallunit)

Drejtori i OSSHEE Shkodër - Andi Halluni

Drejtori i repartit Maternitetit Spitali Rajonal - Senad Halluni

Pergjegjës Dogana Hani Hotit - Helidon Halluni

Drejtoria e tatitmeve Shkodër - Kunati i Dritan Hallunit

Drejtoria e Tatimeve shefe kontrollit _ motra e Dritan Hallunit.

Të gjithë fisin e Dritan Hallunit e kanë përkrah për të favorizu Arben Frrokun", përmbyllet kështu mesazhi i qytetarit të cilit Berisha i publikon vetëm emrin.

Më tej ish-kryeministri e falenderon sërish Franin për informacionet të cilat Berisha i cilësoi si të çmuara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Negociatat me aleatëtë, përparim i duhur në të gjitha drejtimet
Zgjedhjet lokale/ Blushi: Kandidatët jo të PS-së, por të një njeriu »
Article Logic
Execution time: 0.022127866744995
array(1) { ["section"]=> string(99) "berishes-i-vjen-mesazh-ne-inbox-ja-favoret-e-qeverise-per-gjykatesin-qe-dha-vendimin-e-frrokut-8047" }