Berlusconi gati të rikthehet në politikë, ja ku do ta shihni miliarderin 81-vjeçar (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 12:20 07-11-2017 Berlusconi gati të rikthehet në politikë, ja ku do ta shihni miliarderin 81-vjeçar (VIDEO)

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është gati të rikthehet në politikë pasi koalicioni i tij fitoi zgjedhjet lokale në krahinën e Sicilisë.

Rezultatet ishin pozitive për aleancën e sapo formuar të koalicionit të qendrës së djathtë.

Vota për në ishullin Italian është parë si një provë kyçe përpara zgjedhjeve kombëtare vitin tjetër në vend.

Miliarderi biznesmen 81-vjeçar ka kaluar shumë skandale si brenda dhe jashtë politikës.

Ai doli nga skena politike katër vite më parë kur u përjashtua nga parlamenti pas dënimit që mori për mospagim taksash, shkruan bbc, raporton newsbomb.al.

“Sicilia, siç kërkova unë, ka zgjedhur rrugën e ndryshimit real, serioz, konstruktiv, i bazuar në ndershmëri, kompetenca dhe eksperienca", tha ish-kryeministri italian në një video të postuar në Facebook.

Koalicioni i ri i sapo formuar sjell bashkë partinë “Forza Italia” të Berlusconit së bashku me partitë e tjera të krahut të djathtë “Lega Nord” dhe “Fratelli di Italia.”

 

Më shumë në këtë kategori: « I riu tenton të korruptojë karabinierët italianë me metodën shqiptare, por e pëson keq (EMRI)
Takoi Ramën dhe Bushatin, zbulohet “burgu” luksoz ku po kalon ditët biznesmeni i fuqishëm Arab (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.045618057250977
array(1) { ["section"]=> string(93) "berlusconi-gati-te-rikthehet-ne-politike-ja-ku-do-ta-shihni-miliarderin-81-vjecar-video-98661" }