Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, 79 vjeç, ishte pranë vdekjes për shkak të një krize zemre dhe do të kryejë një operacion të rëndë javën e ardhshme, njoftoi sot mjeku i tij personal, Alberto Zangrillo, në një konferencë për shtyp.
“Berlusconit do t’i bëhet një zëvendësim i një valvule të aortës, pasi kishte qenë të dielën viktimë e një krize zemre që mund ta kishte vrarë”, sipas mjekut.
Mjeku Zangrillo vlerësoi se “operacioni, që do të zhvillohet para mesit të javës së ardhshme është e vetmja mënyrë për të rikuperuar në keqfunksionimet e rënda kardiake nga të cilat vuan”.