Berluskoni del kundër rrymës, kinezët janë korrekt në çdo gjë

Publikuar tek: sport, më 18:18 22-11-2017 Berluskoni del kundër rrymës, kinezët janë korrekt në çdo gjë

Prej javësh tashmë shtëpia e Mlian dhe të gjithë tifozët janë përfshirë nga një frikë e madhe për mungesë likuiditeti të pronarëve të rinj kinez.

Dyshimet janë shtuar më shumë pas disa investigimeve të New York Times dhe Marca, të cilat thonë se Milan është para një kolapsi të vërtetë financiar.

Por kundër të gjitha këtyre shkrimeve dhe kësaj rrëmuje që është përhapur, ka dalë ish-presidenti i Milan, Silvio Berluskoni.

“Kur shitëm Milanin, Fininvest i besoi këshilltarëve, studiove ligjore dhe bankave të nivelit ndërkombëtar. Blerësit kinezë kanë respektuar gjithnjë me përpikmëri impenjimet që kanë marrë mbi supe, ndërsa një fond i rëndësishëm si ai Elliott ka mundur t’u garantojë atyre një hua domethënëse”,- ka thënë ish-pronari kuq e zi.

Por se çfarë do të ndodh në të vërtetë me Milan dhe pronarët e rinj kinez, vetëm fundi i vitit do e tregojë, sigurisht edhe në varësi të rezultateve të skuadrës në fushën e blertë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trajneri i njohur diagnostikohet me TUMOR, klubi jep lajmin e rëndë
Mbyllen ndeshjet e së mërkurës në Uefa Champions League, nuk mungojnë surprizat »
Article Logic
Execution time: 0.024198770523071
array(1) { ["section"]=> string(67) "berluskoni-del-kunder-rrymes-kinezet-jane-korrekt-ne-cdo-gje-100520" }