Bernard Berisha largohet nga Skënderbeu për 1 milion euro

Publikuar tek: sport, më 17:38 27-12-2015 Bernard Berisha largohet nga Skënderbeu për 1 milion euro

Ashtu siç pritej ndodhi. Bëhet fjalë për Bernard Berishën, për të cilin drejtuesit e klubit kanë vendosur përfundimisht ta shesin. Një gjë e tillë konfirmohet për “Panorama Sport” nga vetë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.

Lokomotiva e Moskës, Bazeli, Verona, por edhe klubet blege Anderleht e Gent, mësohet se kanë bërë oferta zyrtare në klubin korçar. Për efekt tratative, që në këtë periudhë mund të prishë punë, Takaj ka dashur ta mbajë të fshehtë emrin e ekipit të ri të Berishës, por gjithsesi ai ka deklaruar se janë dy-tre pista, për të cilat gazeta ka raportuar kohët e fundit.

Konfirmimi

“Po punojmë për Berishën dhe mendoj se brenda këtij viti do të mbyllim gjithçka. Jemi në kontakte me dy-tre klube që janë folur në media shpesh, por po presim që gjithçka të finalizohet. E sigurt është që Berisha do të jetë largimi i dytë nga Skënderbeu”, konfirmoi dje Takaj. Ndërkaq, në lidhje me largimin e Berishës, burime të gazetës në klub bëjnë me dije se vlera që pritet të përfitojë Skënderbeu nga ky transferim është më e vogël se 1 milion euro. Mendohet që klubi të përfitojë afërsisht 600 mijë euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përzgjidhen 10 sportistët më të mirë të 2015-ës, në futboll fiton sërish Skënderbeu
Verona çmendet pas shqiptarëve, kërkon në merkato tre lojtarë »
Article Logic
Execution time: 0.02442193031311
array(1) { ["section"]=> string(63) "bernard-berisha-largohet-nga-skenderbeu-per-1-milion-euro-28674" }