BERZH: Mjedis i vëshirë kreditimi në Shqipëri, korporatat anulojnë investimet

Publikuar tek: ekonomi, më 13:37 26-08-2016 BERZH: Mjedis i vëshirë kreditimi në Shqipëri, korporatat anulojnë investimet

Sipas analizës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kreditimi i sektorit të korporatave në Shqipëri ka hasur në  një mjedis veçanërisht të vështirë gjatë tre viteve të fundit dhe shumë biznese i kanë anuluar ose shtyrë planet e tyre të investimeve.

Në fillim të vitit 2015, BERZH i mori mbrapsht me sukses investimin e saj nga Antea Cement, një projekt që ka shërbyer për rritjen e konkurrencës në industrinë e çimentos.

Banka do t’i mbështesë korporatat dhe SME-të në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet financimit të borxhit dhe financimit të kapitalit; si dhe do të ofrojë këshillim për biznesin, me synimin e forcimit të konkurrueshmërisë ndërmjet ndërmarrjeve nëpërmjet përmirësimit të aftësive, investimeve në teknologjitë moderne, investimeve me eficencë energjetike dhe të qëndrueshme, qeverisjes së mirë, praktikave dhe standardeve më të mira të biznesit.

Banka do të përpiqet po ashtu të ndihmojë për rifillimin e kreditimit për sektorin privat nëpërmjet produkteve me ndarje risku dhe linja të dedikuara kreditimi me bankat tregtare, dhe nëpërmjet angazhimit në këshillim për politikat për zgjidhjen e huave të këqija.

Duke përdorur në maksimum momentin e ripërtërirë të reformave nga autoritetet, Banka do të zgjerojë aktivitetet e saj nën Nismën per Klimën e investimeve dhe Qeverisjen.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038172006607056
array(1) { ["section"]=> string(81) "berzh-mjedis-i-veshire-kreditimi-ne-shqiperi-korporatat-anulojne-investimet-50933" }