BERZH “rrëzon” Bankën Botërore: Shqipëria me rritje 2.5%

Publikuar tek: ekonomi, më 18:37 19-01-2015 BERZH “rrëzon” Bankën Botërore: Shqipëria me rritje 2.5%

Lufta e shifrave mbi rritjen ekonomike në Shqipëri, ka hyrë në një stad të ri, dhe këtë herë protagoniste bëhet Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që rrëzon parashikimin e BB. Sipas BERZH, në raportin e saj parashikohet një rritje ekonomike prej 2.5 % për vitin 2015. Ky është një parashikim më pesimist se Banka Botërore e cila tha se rritja ekonomike për 2014 ishte 2.1 % ndërsa për 2015 parashikonte 3 %.

BERZH ka rishikuar dhe në ulje të ndjeshme, rritjen për Europën Lindore Qendrore, si rrjedhojë e situatës së përkeqësuar në Rusi. Mesatarisht, vendet në rajonin e BERZH pritet të tkurren tashmë me 0.3% në 2015, pas një parashikimi për një rritje prej 1.7% në shtator.

Një rënie e fortë e çmimeve të naftës ka ushtruar presion mbi Rusinë tashmë të dobët dhe po dëmton rritjen në eksportuesit e energjisë dhe vendeve të tjera që janë të lidhura ngushtë me ekonominë më të madhe të Europës Lindore. Gjithsesi, BERZH thotë se nga çmimet më të ulëta të naftës mund të përfitojnë vendet në Europën Qendrore e Juglindore (CESEE) dhe Mesdheun Jugor e Lindor (SEMED), duke ndihmuar që të kalojnë efektet negative të kërkesës së dobët të jashtme nga eurozona.

Kërkesa e brendshme ka qenë një faktor pozitiv në disa vende të Europës Jugliondore (SEE).

Raporti thotë se pasiguritë e zgjedhjeve të 25 janarit në Greqi mund të ndikojnë në ekonomitë e Europës qendrore e juglindore.  “Një skenar i ringjalljes së trazirave në eurozonë mund të ketë ndikim të fortë në ekonomitë e CEB dhe SEE, të cilat kanë lidhje të forta tregtare dhe financiare me zonën e monedhës së vetme,” thotë raporti i BERZH.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072970390319824
array(1) { ["section"]=> string(56) "berzh-rrezon-banken-boterore-shqiperia-me-rritje-2-5-961" }