Bes Kallaku ngre publikun në këmbë me “Parajsën e Skifterave”, ministri që nuk i shkoi në shfaqje dhe batutat më pikante

Publikuar tek: kulture-art, më 09:44 04-05-2016

Aktori i humorit Besart Kallaku ka ngritur në këmbë publikun që e duartrokiti nga fillimi në fund super show-n e tij “Parajsa e skifterave”. Përmes personazhit të “skifterit”, aktori na bëri edhe njëherë të mendojmë për hajdutët e vërtetë.

“Aaaa qenkam unë hajdut? Po Universitetet Private çfarë janë? Po klinikat? Po gjykatësit çfarë janë?" pyeste retorikisht Besi ndërsa u ndal edhe te ambasadori Amerikan Donald Lu dhe deklarata e tij efamshme për orat e gjykatësve për të cilët Besi tha në mënyrën që vetëm ai di ta thotë se kanë nisur t’i shesin si te dollari:“Hajt kush do një orë origjinale?”.

Besi si “One Man Show” shkriu gazit sallën e Teatrit Eksperimental ndërsa nuk la personazh pa analizuar: nga femrat deri te ministri Ilir Beqaj për të cilin nuk ngurroi të thoshte se, ndonëse e kishte ftuar në shfaqje, nuk kishte shkuar. Pse? Këtë do ua zbulojë vetë aktori çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte, nga datat 3, 4 dhe 5 maj në orën 20:00.

Një nga batutat më pikante? E dini ju çfarë pune bën Ardit Gjebrea?

“Ka hap një supermarket në televizor”, thotë Besi duke iu referuar reklamave që moderatori i se Dielës Shqiptare bën gjatë gjithë programit.

besssss.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shfaqet në Nju Jork dokumentari për Nënë Terezën, 104 vjetorin e “Vatrës”
Kadare kthehet në Gjirokastrën e tij, kryebashkiakja e lumtur për vizitën »
Article Logic
Execution time: 0.020954847335815
array(1) { ["section"]=> string(123) "bes-kallaku-ngre-publikun-ne-kembe-me-parajsen-e-skifterave-ministri-qe-nuk-i-shkoi-ne-shfaqje-dhe-batutat-me-pikante-39447" }