Bes Kallaku një tjetër hit me Ratin dhe Big Mamën, këtë herë ironi me sheikët

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:37 30-04-2015 Bes Kallaku një tjetër hit me Ratin dhe Big Mamën, këtë herë ironi me sheikët

Artisti Bes Kallaku ose siç e njohim me emrin e skenës së humorit “Gjini i Portokallisë”, ka vendosur të rikthehet me një tjetër këngë.

“Besi, Rati, Big Mama dhe Ija… së shpejti budalliku ri”, shkruan Besi mbi një foto në profilin social “Facebook” duke nënkuptuar se bëhet fjalë për një këngë. Besin e kemi parë duke bashkëpunuar në hitet e tij me Ratin, por këtë herë grupit të tyre do t’i bashkohet edhe këngëtarja Big Mama. Në foton që ka bërë publike në Facebook, Besi dhe Rati shihen të veshur si “sheikë” arabë dhe pranë tyre janë Big Mama me personazhin e tij të preferuar në humorin e “Portokalli-së”, e moshuara që e quan “Ija”. Tematikat e Besit në këngët e tij janë varfëria dhe ironia ndaj punës së politikës për këto njerëz. E tillë si duket do të jetë edhe këtë herë tematika duke zgjedhur objekt ironie “sheikët”.

Hiti e fundit që solli “Gjini” në bashkëpunim me Ratin quhet “Skifterat”, por ata kanë njohur sukses edhe me klipin “Jeta funit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025869846343994
array(1) { ["section"]=> string(82) "bes-kallaku-nje-tjeter-hit-me-ratin-dhe-big-mamen-kete-here-ironi-me-sheiket-10052" }