Besa Kokëdhima: Dhuna në këtë vend, një fenomen që nis e përfundon në çdo instancë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:25 26-06-2016 Besa Kokëdhima: Dhuna në këtë vend, një fenomen që nis e përfundon në çdo instancë

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka reaguar në një postim në profilin e saj për dhunën si një fenomen shoqëror që ekziston në çdo institucion qoftë shtetëror apo jo. E nxitur nga rastet e fundit të dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve të shfaqura në televizionet shqiptare, Besa bën një analizë të gjendjes aktuale duke u shprehur se “Jeta vlen më shumë se kaq”.

Shkrimi i plotë:

Jeta vlen më shumë se kaq!

Pa dashur të rikthej shijen e hidhur të dëshmisë së keqtrajtimit të fëmijës në kopësht, deshiroj të kthej pak vëmendjen në fenomenin e gjerë të dhunës që është pjesë e çdo instance të shoqërisë tonë.

Dhuna nuk është vetëm episode të shkëputura të raportuara nga mediat nga të panjohur "famëkeq" (rasti i kopështit) apo keqtrajtimi i fëmijëve në shtëpinë e fëmijës në Shkodër! (ndaj të cilit duhet të kishte të njëjtin reagim e stuhi mediatike e sociale, pavaresisht se ndoshta prindërit relatohen me lehtë me rastin e dytë si makthin e tyre për femijët e familjet e tyre!)

Dhuna në shoqërinë tonë është në shkolla, institucione arsimore, kopështe, rrugë, në lagje, apo për disa edhe në shtëpitë e tyre. Dhuna; mjeti i atyre të cilëve u mungon forca e argumentit, kultura, asistenca psikologjike e mjekësore, kushtet ekonomike apo virtytet njerëzore si dhimbsuria e dashuria.

Dhuna fizike apo verbale në këtë vend, është një fenomen i cili nis e përfundon në çdo instancë.

Sa nga institucionet tona janë tëe pajisura me vlerësime psikologjike të mësuesve, edukatoreve, dhe të studentëve apo të miturve, apo qoftë edhe të shërbyesve publik të cilët potencialisht mund të shfrytëzojnë pozitën për të shpalosur dhunë (në kuptimin e gjerë të fjalës), ndaj më të dobtëve apo të pambrojturve?

Sa 'bulling' ka në shkollat tona qoftë nga studentët ndaj njëri tjetrit? Kush i monitoron e vlerëson këto fenomene të cilat formeësojnë karakterialisht të ardhmen e vendit?

A ka dhunë në familje? A asistohen prindërit? Sa ndihmesë psikologjike u jepet atyre të cilët vuajnë apo kanë vuajtur nga dhuna? A njihni ju dikë që dhunohet? A jeni përpjekur ta ndihmoni apo raportoni?

Sa të dhimbsur jemi në ndaj jetës? Njeriut? Kafshëve? Bimësisë? Ndaj gjithçkaje të gjallë? Sa u mësojmë ne fëmijëve respektin për jetën e kujtdo?

Pse vlen kaq pak jeta në këtë vend?!

Dhuna nuk goditet e shërohet me 1 apo 2 episode ku shperthejmë të kanalizojme urrejtjen ndaj një individi. Dhuna luftohet me kulturë, arsimim, monitorim, standarte, dashuri, dhimbsuri, nivel të përmirësuar jetese, ndihmë, asistim, mbështetje!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018812894821167
array(1) { ["section"]=> string(86) "besa-kokedhima-dhuna-ne-kete-vend-nje-fenomen-qe-nis-e-perfundon-ne-cdo-instance-44654" }