Besart Kallaku (Gjini) shpërndan ushqime në jug

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:08 11-02-2015 Besart Kallaku (Gjini) shpërndan ushqime në jug

Në kohën që vendi është përfshirë nga përmbytjet, aktori i humorit Besart Kallakui njohur ndrsyhe edhe si personazhi i tij Gjin,  ka vendosur të japë ndihmën e tij për të prekurit nga kjo situatë në jug të vendit. Në fakt ky është moment i  duhur për personazhet e njohur të cilët kërkojnë vëmendjen e publikut.

Gjeste të tilla përbëjnë gjithnjë interes dhe zgjojnë vëmendjen e mbarë opinionit ndaj personazheve dhe duket se Besi ka ditur ta shfrytëzojë këtë moment. Ndryshe nga kolegët e tij që me zor kanë pritur të ikin nga Shqipëria e të mbushin “Instagramin” e “facebook-un” me foto plot larmi e ngjyra, ai ka zgjedhur të jetë më aktual dhe më pranë njerëzve në nevojë. Ne nuk duam të hedhim mbaltë dhe të themi se e gjitha kjo është pjesë e show-t (edhe pse jemi mësuar të shohim shpesh gjatë këtyre ditëve) ndaj e përgëzojmë të riun që së paku diti të bëjë diferencën nga personazhet e tjerë.

Në llogaritë e rrjeteve sociale nuk gjen asnjë foto të Besit duke shpërndarë ushqime në jug të vendit pasi ai është kujdesur që mos ta bëjë mediatik këtë fakt, ç’ka është një tregues i dëshirës së tij të mirë për t'i ndihmuar vërtet këta njerëz. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028061151504517
array(1) { ["section"]=> string(50) "besart-kallaku-gjini-shperndan-ushqime-ne-jug-3018" }