Besiana Kadare e pabesë për shqiptarët e Kosovës në OKB

Publikuar tek: analiza-komente, më 18:18 07-02-2019 Besiana Kadare e pabesë për shqiptarët e Kosovës në OKB

Nga Kozeta Zylo

Në vitin e parë të organizimit, me 27 Janar, 2014 në përkujtim të viktimave të Holokaustit në OKB Znj.Melina Lito foli për gjyshin e saj që kishte punuar në spitalin e Prishtinës dhe kishte ndihmuar 60 të burgosur hebrenj.

Ndonëse ftesa ishte e hapur për të gjithë për të shkuar në Ditën Ndërkombëtare në përkujtim të viktimave të Holokaustit në Kombet e Bashkuara më duhet të sqaroj se e kisha të pamundur të merrja pjesë për shkak të orarit të punës, që zakonisht këto takime bëhen në këto orare, megjithatë kam marrë pjesë disa herë si media, TV “Alba Life”, por mbi të gjitha si shqiptare e Shqipërise Etnike. 
Në të gjitha takimet që kam qenë, të organizuara nga ambasadoret e Shqipërisë në OKB, si dhe Konsujt e përgjithshëm të Kosovës në Neë York, ambasadorët dhe gjithë diskutuesit asnjëherë nuk i kanë ndarë shqiptarët e të gjitha trevave shqiptare që kanë zbatuar kodin e Besës për të shpëtuar Hebrenjtë nga Holokausti nga ushtria e zezë e Hitlerit. Ata kanë folur me krenari të ligjshme për paraardhësit e tyre që të gjithë Hebrenjtë që u strehuan në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Çamëri, me popullsi shqiptare dhe kudo ku kishte shqiptarë, hebrenjtë u shpëtuan, u strehuan, ç’ka përbënte një rast unik në botë. 
Në reportazhin tim shkruar enkas për atë ditë, para pesë vjetësh po sjell një fragment se çfarë tha zonja Melina Lito për gjyshin e saj në Kosovë si dhe nga zonja fisnike hebre Johanna Nehumann e mbijetuar e Holokaustit, fjala e së cilës ishte tejet emocionante. 
Zonja Johanna Nehumann transmetoi mesazhin e fuqishëm se: “Jetën ja detyron shqiptarëve… Po qe se bota do të ishte shqiptare ne nuk do të flisnim për Holocaust sot.” Znj.Nehumann ka lindur në Hamburg Gjermani dhe ndjehej me shumë fat që mbijetoi me prindërit e saj nga populli shqiptar.
Znj.Melina Lito foli për gjyshin e saj që kishte punuar në spitalin e Prishtinës dhe kishte ndihmuar 60 të burgosur hebrenj. Gjyshi i saj ishte doktor dhe kur zyrtarët gjermanë i thanë se do t’i çonin në kampin e përqëndrimit në Poloni, ai gjeti një rrugë tepër të zgjuar për t’i mbrojtur ata. Ju tha se ata janë me sëmundjen e tifos dhe i frikësoi se në se do t’i çonin atje do të përhapej me shpejtësi dhe do të prekte dhe punonjësit gjermanë. Ata u frikësuan dhe hebrenjtë i çuan në Shqipëri, në Kavajë, Vlorë dhe shpëtuan nga shfarosja.
Në këtë 27 Janar, duke lexuar në mediet e ndryshme dhe veçanërisht raportin që solli Liga qytetare shqiptare, fjalën e z.Dio Guardi dhe Shirley Dio Guardi dëgjova nga afër fjalën e tij se si shqiptarët e Kosovës i mbrojtën hebrenjtë me besë dhe nder. I besoj Di Guardit sepse së bashku dy kongresistët amerikanë Tom Lantoshi i mbijetuar i Holokaustit dhe Dio Guardi me origjinë shqiptare shkuan në Kosovë dhe ishin ndër të parët që dëgjuan historitë se si hebrenjtë ishin shpëtuar nga shumë familje shqiptare. Të gjitha këto histori u përhapën si vetëtima në të gjithë botën dhe ne Kongresin Amerikan.
Është tejet trishtuese, tronditëse, por për mua aspak befasuese për qëndrimet e saj, kur ambasadorja Kadare flet vetëm për shqiptarët brenda Shqipërisë dhe mohon Kosovën dhe trevat e tjera për kontributet e tyre të paçmuara karshi mbrojtjes së Hebrenjve nga bisha naziste. Nëse aty në atë ditë ndërkombëtare që organizohet si veprimtari publike për të edukuar popujt me humanizmin ishin mbledhur mjaft ambasadorë, personalitete nga bota, ambasadores Kadare kush ia kishte lidhur gjuhën për të mos përmendur kontributin e çmuar të Kosovës për të shpëtuar hebrenjtë nga Holokausti? Padyshim që është një zëdhënëse e shtetit shqiptar, por personalisht po të isha ambasadore që kjo s’mund të ndodhi kurrë sespe duhet të jesh ose sahanlëpirëse ose e bija e dikujt, nga tribuna e OKB-s do ta kishja mbrojtur me zjarrin e shpirtit Kosovën, popullin bujar dhe paqedashës që i mbrojti hebrenjtë, ndërkohë do të beja dorëheqjen publikisht për politikën e pabesë dhe foshnjore që luhet në kurriz të popullit shqiptar. Megjithëse druhem ta besoj që ka marrë urdhër nga eprori i saj Ministri i Jashtem z. Gent Cakaj, shqiptar nga Kosova. 
Nëse s’do të kisha bindjet e eprorëve do ta deklraoja dorëheqjen publikisht që të mos haja këtë bukë të helmuar të servirur nga eprorët, nëse në këtë rast është vërtetë zbatuese e tyre dhe bëhet thjesht një Besianë e pabesë për shqiptarët e Kosovës në OKB, pikërisht në ditën ndërkombëtare në përkujtim të viktimave të Holokaustit në Kombet e Bashkuara. Ndërkohe dua t’i kujtoj ambasadores Kadare se kur zonja Nehumann nga tribuna e OKB-s tha se: “Jetën ja detyron shqiptarëve” e kishte fjalën për gjithë shqiptarët e Shqipërisë Etnike, përfshi dhe Kosovën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027713060379028
array(1) { ["section"]=> string(62) "besiana-kadare-e-pabese-per-shqiptaret-e-kosoves-ne-okb-151938" }