Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, urojnë Janullatos e Massafra

Publikuar tek: kulture-art, më 07:39 25-12-2015 Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, urojnë Janullatos e Massafra

Besimtarët e krishterë kanë festuar pas menate festën e Krishtlindjes . Mijëra besimtarë kanë mbajtur në mesnatë meshën e lindjes së Krishtit në katedralen e “Shën Palit”. Mesha është drejtuar nga sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore, Monsinjor George Frendo pas ndarjes nga jeta të Imzot Rrok Mirditës.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos e ka ndarë urimin e tij me shqiptarët në gjuhën shqipe. “Vëllezër dhe motra, le të lutemi që Perëndia të na japë fuqi që të mos përkulemi dhe që të mos jepemi nga hidhërimet, vuajtjet në rrugën tonë dhe le të na dhurojë hirin e tij që sprovat tona të transformohen në pjekuri shpirtërore. Krishtlindje të bekuara dhe një vit të ri krijues për shumë vjet,” uroi Janullatos.

Edhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare njëherësh edhe Arqipeshkv i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra uroi besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.

Në urimin e tij, Massafra tha se kjo është koha kur duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje dinjitetit njerëzor. “Urimi që ju drejtoj të gjithëve është ta jetojmë këtë festë si rast të volitshëm për të rizbuluar dinjitetin tonë si krijesa të dashura prej krijuesit dhe për t’i kthyer të njëjtin dinjitet të afërmit tonë. T’i kushtojmë më shumë vëmendje dinjitetit njerëzor sepse nëse Hyji na ka kthyer dinjitetin tonë edhe ne duhet ta vlerësojmë dinjitetin e të afërmve tanë. Kjo do të thotë të punojmë për të zhdukur padrejtësitë e çfarëdolloji, të bëjmë çdo përpjekje për të pakësuar varfërinë materiale e sidomos atë kulturore. Të dimë të kërkojmë falje dhe të falim fyerjet e pësuara. Vetëm kështu do ta vlerësojmë dinjitetin tonë dhe atë të të tjerëve,” tha Imzot Angelo Massafra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vlerësohet me çmim për kontributin e çmuar në përçimin e fjalës së lirë
Peticioni, kërkojnë heqjen e çmimit për ‘’Vrimën’’ e Rita Petro »
Article Logic
Execution time: 0.0044491291046143
array(1) { ["section"]=> string(80) "besimtaret-e-krishtere-festojne-krishtlindjen-urojne-janullatos-e-massafra-28514" }