Besnik Aliaj kthen mendje, pas mbështetjes për Bojaxhiun i premton mbështetje rivalit Kosova

Publikuar tek: politike, më 08:45 17-04-2015 Besnik Aliaj kthen mendje, pas mbështetjes për Bojaxhiun i premton mbështetje rivalit Kosova Besnik Aliaj me Bashën, Kosovën, Tabakun dhe Bogdanin

Besnik Aliaj që ditë më parë pa u zyrtarizuar kandidatura e PD-së për Tiranën propozoi që PD-ja të mbështeste kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi, ka ndërruar mendje.

Dje me t’u zyrtarizuar kandidati i PD-së Halim Kosova, ai është parë pranë këtij kandidati, Lulzim Bashës, Jorida Tabakut dhe Gerti Bogdanit. Një tentativë kjo edhe e PD-së për të bërë bashkë kandidatët e përfolur për Tiranën, ndër të cilët ka fituar Kosova.

Kandidati i përfolur për Tiranën Aliaj, por që nuk ia doli të ishte i zgjedhuri i së djathtës doli ditë më parë me një propozim interesant për PD-në dhe opozitën, të cilës i sugjeronte që të mos vendosë asnjë kandidat për Tiranën në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, por në mënyrë të heshtur të mbështeste kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi. Por dje, ai ka ndryshuar mendim, edhe pse mundohet ta argumentojë me faktin se “do qëndrojë institucional në respekt të vendimeve që merr shumica në familjen e tij politike’’.

 “Më vjen mirë qe Z. Kosova dhe Z. Basha më ftuan të ndaja me ta këtë moment. Kjo dëshmon se Opozita ka hapësirë për mendimin e shëndetshëm alternativ. Të shikosh gjërat jo me filtra bardhë e zi por me gjithë ngjyrat e spektrit qe ka realiteti, është një vlere e shtuar për këdo forcë politike bashkëkohore. Ndihem mirë! Sot është ditë e bukur. Urime dhe sukses miku im Halim. Do kesh mbështetjen time në fushatë e me pas në qeverisjen e Tiranës.”, shkruan Aliaj në ‘’Facebook’’.

Gara për Tiranën do jetë mes kandidatit të pavarur Gjergj Bojaxhi, të PD-së Halim Kosova dhe të PS-së Erion Veliaj.

 

Lexo edhe:

Besnik Aliaj: PD të mbështesë Gjergj Bojaxhiun për Tiranën

Pas mbështetjes për Bojaxhiun, Aliaj: Pushteti s’më ka thyer dot, s’kam marrë leje ndërtimi as nga Rama e as nga Basha

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Keti për Shkodrën, socialistja nxjerr sloganin ditën e shpalljes së kandidaturës së Ademit nga PD
Pas refuzimit nga Kuvendi, Nishani shpall procedurat për 2 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë »
Article Logic
Execution time: 0.042781114578247
array(1) { ["section"]=> string(96) "besnik-aliaj-kthen-mendje-pas-mbeshtetjes-per-bojaxhiun-i-premton-mbeshtetje-rivalit-kosova-8963" }